KËNGA 23
Jehovai po mbretëron
1. Lum’ sot mir’njohja vërshon,
për Krishtin ulur në fron.
Ti, At’, e zgjodhe, për ty mbretëron.
Kjo këng’ të jep ty lavdi,
për Birin tënd, Perëndi,
ësht’ Mbret mbi mbretër,
shpëtimtar e Zotëri!
(REFRENI)
Shoh Mbretërin’ me syt’ e zemrës,
tokën tek mbush me drejtësi.
Shoh Mbretërin’ që sjell bekime,
jet’ përgjithmon’ e lumturi!
Nder e lavde për Sovranin,
më të Lartin Perëndi!
2. Një lajm i mir’ sot buçet,
në tokën mbar’ po thërret:
«Gjith’ zemërbutët çlirimi i pret.»
Krishti për luft’ kalëron,
shpatën e mpreht’ vringëllon.
Shpejt do ta zhduk’ të ligun,
në Armagedon!
(REFRENI)
Shoh Mbretërin’ me syt’ e zemrës,
tokën tek mbush me drejtësi.
Shoh Mbretërin’ që sjell bekime,
jet’ përgjithmon’ e lumturi!
Nder e lavde për Sovranin,
më të Lartin Perëndi!
3. At’, Krishtit i dhe lavdi,
e veshe plot madhështi,
le të përkulet çdo gju para tij!
Ja, dyert hapur jan’ krejt,
ndaj po ju ftojm’, o të drejt’,
në krahët e Sovranit
rendni sa më shpejt.
(REFRENI)
Shoh Mbretërin’ me syt’ e zemrës,
tokën tek mbush me drejtësi.
Shoh Mbretërin’ që sjell bekime,
jet’ përgjithmon’ e lumturi!
Nder e lavde për Sovranin,
më të Lartin Perëndi!
(Shih edhe 2 Sam. 7:22; Dan. 2:44; Zbul. 7:15.)