Hyrje për pjesën e katërmbëdhjetë
Të krishterët e hershëm e përhapën lajmin e mirë për Mbretërinë deri në skajin më të largët të tokës. Jezui u tha ku të predikonin dhe, me anë të një mrekullie, ata arritën t’i mësonin njerëzit në gjuhët e tyre. Jehovai u dha guxim dhe fuqi që t’i bënin ballë përndjekjes së egër.
Jezui i dha apostullit Gjon një vegim ku pa lavdinë e Jehovait. Në një vegim tjetër Gjoni pa Mbretërinë e qiejve që mposhti Satanain dhe i dha fund sundimit të tij përgjithmonë. Gjoni pa Jezuin Mbret dhe 144.000 të zgjedhur që mbretëronin bashkë me të. Ai gjithashtu pa mbarë tokën të bëhej parajsë, dhe të gjithë e adhuronin Jehovain në paqe dhe unitet.