Hyrje për pjesën e njëmbëdhjetë
Kjo pjesë na njeh me Shkrimet e Krishtere Greke. Jezui lindi në një familje të thjeshtë që jetonte në një qytet të vogël. Ai punoi me babanë, i cili ishte zdrukthëtar. Jezui ishte ai që do të shpëtonte njerëzimin. Jehovai e kishte zgjedhur për të qenë Mbret i Mbretërisë së qiejve. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të kuptojë me sa kujdes e zgjodhi Jehovai familjen dhe ambientin ku do të rritej Jezui. Shqyrto si e mbrojti Jehovai Jezuin që Herodi të mos e vriste dhe se asgjë nuk e ndal dot qëllimin e Jehovait. Mëso si Jehovai caktoi Gjonin që të përgatiste udhën për Jezuin. Thekso mënyrën si tregoi Jezui se e donte mençurinë e Jehovait qysh në moshë të re.