Hyrje për pjesën e gjashtë
Kur më në fund izraelitët hynë në Tokën e Premtuar, tabernakulli u bë qendra e adhurimit të vërtetë atje. Priftërinjtë i mësonin popullit Ligjin, ndërsa gjykatësit e udhëhiqnin kombin. Kjo pjesë tregon sa shumë ndikojnë veprimet dhe vendimet e dikujt te të tjerët. Çdo izraelit duhej të ishte besnik ndaj Jehovait dhe të tjerëve. Nxirr në pah ndikimin që patën te të tjerët Debora, Naomi, Josiu, Hana, vajza e Jefteut dhe Samueli. Thekso se edhe disa joizraelitë si Rahaba, Rutha, Jaela dhe gibeonitët morën anën e izraelitëve ngaqë e dinin se Perëndia ishte me ta.