BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 65 f. 154-f. 155 par. 1
  • Estera shpëton popullin e saj

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Estera shpëton popullin e saj
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Mordekai dhe Estera
    Libri im i tregimeve biblike
  • Libri biblik numër 17​—Estera
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Ajo veproi me mençuri, me guxim dhe me altruizëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Ajo veproi me mençuri, me guxim dhe me altruizëm
    Imitoni besimin e tyre
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 65 f. 154-f. 155 par. 1
Mbretëresha Ester hyn në oborrin e mbretit Asuer ku kishte shumë roja

MËSIMI 65

Estera shpëton popullin e saj

Mbretëresha Ester

Estera ishte një vajzë judeje që jetonte në një qytet pers, në Shushan. Shumë vjet më parë, Nabukodonosori i kishte shpërngulur paraardhësit e saj nga Jerusalemi. Esterën e rriti kushëriri, Mordekai, i cili ishte shërbëtor i Asuerit, mbretit të Persisë.

Mbreti Asuer, kërkonte një grua tjetër që ta bënte mbretëreshë. Shërbëtorët i sollën vajzat më të bukura të vendit, përfshirë Esterën. Nga të gjitha vajzat, mbreti zgjodhi Esterën të ishte mbretëreshë. Mordekai i tha Esterës të mos tregonte se ishte judeje.

Një burrë krenar që quhej Haman, ishte kreu i gjithë princave. Ai donte që të gjithë të përkuleshin para tij. Mordekai nuk pranonte ta bënte këtë, prandaj Hamani ishte aq i inatosur, sa donte ta vriste. Kur Hamani zbuloi se Mordekai ishte jude, kurdisi një plan që të vriste tërë judenjtë në vend. Ai i tha mbretit: ‘Judenjtë janë të rrezikshëm, duhet t’i shfarosësh.’ Asueri iu përgjigj: ‘Bëj çfarë ke ndër mend.’ Ai e autorizoi që të bënte një ligj. Hamani bëri një ligj që i thoshte popullit të vriste të gjithë judenjtë në ditën e 13-të të muajit adar. Jehovai po shikonte.

Estera nuk dinte gjë për ligjin. Prandaj Mordekai i dërgoi një kopje të tij dhe i tha: ‘Shko e fol me mbretin.’ Estera iu përgjigj: ‘Kushdo që shkon te mbreti pa qenë i ftuar, do të vritet. Mbreti ka 30 ditë që s’më ka ftuar. Por do të shkoj. Nëse ai shtrin skeptrin e tij, do të jetoj. Nëse jo, do të vdes.’

Estera shkoi në oborrin e mbretit. Kur mbreti e pa, shtriu skeptrin. Ajo iu afrua mbretit, dhe ai e pyeti: ‘Ç’mund të bëj për ty Ester?’ Ajo i tha: ‘Kam dëshirë të të ftoj ty dhe Hamanin në një festë.’ Gjatë gostisë, Estera i ftoi në një festë të dytë. Atje, mbreti e pyeti përsëri: ‘Ç’mund të bëj për ty?’ Ajo iu përgjigj: ‘Dikush po përpiqet të më vrasë mua dhe popullin tim. Të lutem, na shpëto.’ Mbreti e pyeti: ‘Kush dashka të të vrasë?!’ Ajo i tha: ‘Ky njeri i keq, Hamani.’ Asueri u zemërua aq shumë, sa urdhëroi ta vrisnin në çast Hamanin.

Por ligjin që nxori Hamani, nuk mund ta anulonte askush, madje as mbreti. Kështu mbreti vuri Mordekain në krye të princave dhe i dha autoritet të bënte një ligj të ri. Mordekai nxori një ligj që i lejonte judenjtë të mbroheshin kur t’i sulmonin. Më ditën e 13-të të muajit adar, judenjtë i mposhtën armiqtë e tyre. Që atëherë, ata e festonin këtë fitore çdo vit.

«Për shkakun tim do t’ju nxjerrin përpara guvernatorëve e mbretërve, që të jepni dëshmi para tyre dhe kombeve.»—Mateu 10:18

Pyetje: Cili ishte plani kundër judenjve? Si tregoi Estera besim te Jehovai?

Estera 2:5-20; 3:1–5:8; 7:1–8:14; 9:1-28

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo