BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 54 f. 130-f. 131 par. 1
  • Jehovai tregohet i duruar me Jonain

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai tregohet i duruar me Jonain
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ai mësoi mëshirën
    Imitoni besimin e tyre
  • Ai mësoi mëshirën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Libri biblik numër 32​—Jonai
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Jonai mëson mbi mëshirën e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 54 f. 130-f. 131 par. 1
Jonai fundoset në oqean ndërkohë që një peshk i madh noton pranë

MËSIMI 54

Jehovai tregohet i duruar me Jonain

Në një qytet të Asirisë, që quhej Ninevi, njerëzit ishin shumë të këqij. Jehovai i tha profetit Jona të shkonte në Ninevi dhe t’i paralajmëronte ninevitët të kthenin rrugë. Por Jonai ia mbathi në drejtim të kundërt. Ai hipi në një anije që shkonte në Tarshish dhe lundroi për atje.

Kur anija ishte në det, papritur filloi një furtunë e madhe dhe marinarët u tmerruan. Ata iu lutën perëndive të tyre dhe pyetën: ‘Pse po ndodh e gjithë kjo?’ Në fund, Jonai u tha: ‘Është faji im. Unë po ia mbath që të mos bëj çfarë më kërkoi Jehovai. Më hidhni në det dhe furtuna do të pushojë.’ Marinarët nuk donin, por Jonai këmbënguli. Kur e hodhën në det, furtuna pushoi.

Jonai mendoi se do të vdiste. Teksa zhytej gjithnjë e më thellë, iu lut Jehovait. Prandaj Jehovai dërgoi një peshk gjigant që e gëlltiti, por Jonai nuk vdiq. Nga barku i peshkut, ai u lut: ‘Të premtoj se do të të bindem gjithmonë.’ Jehovai bëri që Jonai të ishte i sigurt brenda peshkut për tri ditë dhe pastaj bëri që peshku ta nxirrte në tokë të thatë.

Meqë Jehovai e shpëtoi Jonain, a do të thoshte kjo se Jonait nuk do t’i duhej më të shkonte në Ninevi? Jo. Jehovai i tha përsëri Jonait të shkonte atje. Këtë herë ai u bind, shkoi dhe u tha atyre njerëzve të këqij: ‘Edhe 40 ditë, Ninevia do të shkatërrohet.’ Kur ja, diçka e papritur ndodhi: ninevitët ia vunë veshin dhe kthyen rrugë. Mbreti i Ninevisë i tha popullit të tij: ‘Thirrini Perëndisë dhe pendohuni. Ndoshta ai nuk do të na shkatërrojë.’ Kur Jehovai pa se njerëzit u penduan, nuk e shkatërroi Ninevinë.

Jonai afër Ninevisë

Jonai u zemërua që qyteti nuk u shkatërrua. Mendo pak: Jehovai u tregua i duruar dhe i mëshirshëm me Jonain, kurse ai nuk u tregua i mëshirshëm me njerëzit e Ninevisë. Në vend të kësaj, u ul jashtë qytetit, nën hijen e bimës së kungullujësit dhe vari turinjtë. Pastaj bima u tha, dhe Jonai u zemërua. Prandaj Jehovai i tha: ‘Ty të erdhi keq për një bimë. Po mua, a nuk duhej të më vinte keq për njerëzit në Ninevi?! Unë u tregova mëshirë dhe ata shpëtuan.’ Çfarë donte t’i mësonte Jehovai Jonait? Njerëzit e Ninevisë ishin më të rëndësishëm se çdo lloj bime.

«Jehovai . . . është i duruar me ju, sepse nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të pendohen.»—2 Pjetrit 3:9

Pyetje: Çfarë i mësoi Jehovai Jonait? Çfarë mund të mësojmë nga ajo që i ndodhi Jonait?

Jonai 1:1–4:11

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo