BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 40 f. 98-f. 99 par. 2
  • Davidi dhe Goliadi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Davidi dhe Goliadi
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • «Beteja i përket Jehovait»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Davidi dhe Goliadi
    Libri im i tregimeve biblike
  • Davidi nuk kishte frikë
    Mësoji fëmijët
  • Davidi—Pse nuk kishte frikë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 40 f. 98-f. 99 par. 2
Davidi i gjuan me gurë Goliadit

MËSIMI 40

Davidi dhe Goliadi

Jehovai i tha Samuelit: ‘Shko në shtëpinë e Jeseut. Një nga djemtë e tij do të bëhet mbreti i ardhshëm i Izraelit.’ Kështu Samueli vajti në shtëpinë e Jeseut. Kur pa djalin e madh të Jeseut, mendoi: ‘Ky duhet të jetë i zgjedhuri.’ Por Jehovai i tregoi Samuelit se nuk ishte ai dhe i tha: ‘Unë shikoj zemrën dhe jo pamjen e jashtme të një njeriu.’

Samueli miros Davidin

Jeseu solli edhe gjashtë nga djemtë e tij te Samueli. Por Samueli i tha: ‘Jehovai nuk ka zgjedhur asnjë prej tyre. A ke djem të tjerë?’ Jeseu iu përgjigj: ‘Kam edhe një tjetër, më të voglin, që po kullot delet. Quhet David.’ Kur erdhi Davidi, Jehovai i tha Samuelit: ‘Ky është i zgjedhuri!’ Samueli derdhi vaj mbi kokën e Davidit, duke e mirosur si mbretin e ardhshëm të Izraelit.

Goliadi

Ca kohë më vonë, izraelitët ishin në luftë me filistinët. Ushtria filistine kishte një luftëtar gjigant që quhej Goliad. Ditë pas dite, Goliadi tallej me izraelitët. Ai thërriste me zë të lartë: ‘Dërgoni një burrë që të luftojë me mua. Nëse ai fiton, ne do të bëhemi skllevërit tuaj. Por nëse fitoj unë, ju do të bëheni skllevërit tanë.’

Davidi kishte vajtur te kampi i ushtrisë izraelite për t’u çuar ushqime vëllezërve të tij ushtarë. Ai e dëgjoi Goliadin dhe tha: ‘Do të luftoj unë me të!’ Mbreti Saul i tha: ‘Po ti je veçse një djalosh.’ Davidi iu përgjigj: ‘Do të më ndihmojë Jehovai.’

Sauli donte t’i jepte Davidit armaturën e vet, por Davidi i tha: ‘Nuk luftoj dot me këtë armaturë.’ Davidi mori hobenë e tij, mjet që përdorej për të qëlluar me gurë, dhe vajti te një përrua. Atje zgjodhi pesë gurë shumë të lëmuar dhe i futi në torbë. Pastaj Davidi nxitoi drejt Goliadit. Gjiganti i bërtiti: ‘Hajde këtu more picirruk! Do ta shohësh po s’ia dhashë mishin tënd shpendëve të qiellit dhe kafshëve të egra.’ Davidi nuk u frikësua. Ai ia ktheu Goliadit me zë të lartë: ‘Ti po vjen me shpatë dhe me heshtë, por unë po vij në emër të Jehovait. Ti nuk po lufton kundër nesh, por po lufton kundër Perëndisë. Të gjithë këtu do ta shohin se Jehovai është më i fortë se një shpatë a një heshtë. Ai do t’ju japë të gjithëve në dorën tonë.’

Davidi vuri menjëherë një gurë në hobenë e tij dhe e rrotulloi me sa fuqi kishte. Jehovai bëri që guri ta godiste Goliadin dhe t’i ngulej mu në ballë. Gjiganti ra përtokë i vdekur. Atëherë filistinët vrapuan për të shpëtuar. Po ti, a ke besim te Jehovai si Davidi?

«Me njerëzit kjo është e pamundur, por me Perëndinë nuk është kështu, sepse me Perëndinë gjithçka është e mundur.»—Marku 10:27

Pyetje: Kë zgjodhi Jehovai si mbret të ardhshëm të Izraelit? Si e mundi Davidi Goliadin?

1 Samuelit 16:1-13; 17:1-54

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo