BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 9 f. 28-f. 29 par. 1
  • Më në fund një djalë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Më në fund një djalë!
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia e quajti «princeshë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Sara
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Abrahami dhe Sara: Mund ta imitosh besimin e tyre!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • «Ti je grua e bukur»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 9 f. 28-f. 29 par. 1
Sara përgjon nga tenda engjëjt që flasin me Abrahamin

MËSIMI 9

Më në fund një djalë!

Abrahami dhe Sara ishin të martuar prej shumë vjetësh. Kishin lënë shtëpinë e tyre të rehatshme në Ur dhe po jetonin në tendë. Sara nuk ankohej, ngaqë e dinte se, çfarëdo që t’u kërkonte Jehovai, ishte për të mirën e tyre.

Aq shumë donte të kishte një fëmijë Sara, saqë i tha Abrahamit: ‘Nëse shërbëtorja ime Agara bëhet me fëmijë, do ta kem si fëmijën tim.’ Më vonë Agara lindi një djalë, Ismaelin.

Sara është shtatzënë

Shumë vjet më vonë, kur Abrahami ishte 99 vjeç dhe Sara 89, patën tre vizitorë. Abrahami i ftoi të pushonin nën një pemë dhe të hanin bashkë. A e di cilët ishin këta vizitorë? Ishin engjëj! Ata i thanë Abrahamit: ‘Vitin tjetër në këtë kohë, ti dhe gruaja jote do të bëheni me djalë.’ Sara i dëgjoi nga tenda. Ajo qeshi me vete dhe mendoi: ‘A mund të kem vërtet fëmijë ndonëse jam kaq e moshuar?!’

Vitin tjetër, Sara lindi një djalë ashtu siç kishte premtuar engjëlli i Jehovait. Abrahami ia vuri emrin Isak që do të thotë «qeshje».

Kur Isaku ishte rreth pesë vjeç, Sara pa që Ismaeli tallej me të. Ngaqë donte ta mbronte djalin e saj, shkoi te Abrahami dhe i kërkoi të largonte Agarën e Ismaelin. Në fillim, Abrahami nuk ishte dakord. Por edhe Jehovai donte ta mbronte Isakun, prandaj i tha Abrahamit: ‘Dëgjoje Sarën. Unë do të kujdesem për Ismaelin. Por premtimi im do të plotësohet nëpërmjet Isakut.’

Sara mban Isakun ndërkohë që Agara me Ismaelin largohen

«Me anë të besimit, edhe Sarës iu dha aftësia të lindte një pasardhës, . . . ngaqë besonte se Ai që i kishte bërë premtimin, ishte besnik.»—Hebrenjve 11:11

Pyetje: Çfarë dëgjoi Sara kur engjëjt po flitnin me Abrahamin? Si e mbrojti Jehovai Isakun?

Zanafilla 16:1-4, 15, 16; 17:25-27; 18:1-15; 21:1-14; Hebrenjve 11:11

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo