Përmbajtja
PJESA 1 PSE TË KTHEHESH TE JEHOVAI?
Shërbëtorët e Jehovait në kohët biblike hasën vështirësi të ngjashme me tonat. Jehovai u zgjati dorën dhe i ndihmoi e, siç ka premtuar, do të veprojë po njësoj edhe me ne. Si një Bari i vëmendshëm dhe i dashur, Jehovai kërkon delet e humbura dhe i fton të kthehen tek ai.
Pjesa 1 «Do ta kërkoj të humburën»
PJESËT 2-4 CILAT JANË DISA VËSHTIRËSI PËR T’U KTHYER?
Edhe adhuruesit besnikë të Perëndisë ndonjëherë përjetuan ankth, u ndien të lënduar e në faj, dhe këto ndikuan tek aktiviteti i tyre. Shqyrto si i ndihmoi Jehovai ta merrnin veten, të shoqëroheshin përsëri me popullin e tij dhe të rifitonin gëzimin.
Pjesa 2 Ankthi—«Të shtrënguar në çdo mënyrë»
Pjesa 3 Ndjenjat e lënduara—Kur kemi «shkak për t’u ankuar»
Pjesa 4 Ndjenjat e fajit—«Pastromë nga mëkati im!»
PJESA 5 SI TË KTHEHESH TE JEHOVAI?
Shqyrto disa prova që tregojnë se Jehovai dëshiron të kthehesh tek ai. Mëso si u kthyen te Jehovai disa të krishterë, si i priti kongregacioni dhe si i ndihmuan pleqtë të rifillonin aktivitetin e tyre të zellshëm.