BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 20 f. 54-f. 55 par. 8
  • Mrekullia e dytë në Kanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mrekullia e dytë në Kanë
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Mrekullia e dytë ndërsa është në Kanë
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezui kryen mrekullinë e parë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Mrekullia e parë e Jezuit
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Mesia përmbush profecinë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 20 f. 54-f. 55 par. 8
Një nëpunës i hidhëruar i përgjërohet Jezuit t’i shërojë djalin

KAPITULLI 20

Mrekullia e dytë në Kanë

MARKU 1:14, 15 LUKA 4:14, 15 GJONI 4:43-54

  • JEZUI PREDIKON SE «MBRETËRIA E PERËNDISË ËSHTË AFRUAR»

  • AI SHËRON NGA LARG NJË DJALË

Pas dy ditësh në Samari, Jezui shkon në vendin e tij. Ai ka predikuar për goxha kohë në Jude, por nuk po kthehet në Galile që të pushojë. Përkundrazi, fillon një fushatë edhe më të madhe predikimi në vendin ku u rrit. Mbase Jezui nuk pret që ta mirëpresin të gjithë, pasi thotë: «Profetin nuk e nderojnë në vendin e vet.» (Gjoni 4:44) Në vend se ta shoqërojnë, dishepujt kthehen te familjet e tyre dhe te punët e mëparshme.

Çfarë mesazhi nis të predikojë Jezui? «Mbretëria e Perëndisë është afruar. Pendohuni dhe kini besim te lajmi i mirë.» (Marku 1:15) Por si reagojnë njerëzit? Në fakt, shumë galileas e mirëpresin dhe e respektojnë Jezuin, dhe jo vetëm për shkak të mesazhit të tij. Muaj më parë disa galileas kanë qenë dëshmitarë të shenjave të mrekullueshme që kreu Jezui gjatë Festës së Kalimit në Jerusalem.—Gjoni 2:23.

Në cilën pjesë të Galilesë e fillon Jezui shërbimin e tij të jashtëzakonshëm? Me sa duket në Kanë, ku më parë kishte kthyer ujin në verë gjatë një dasme. Tani që është rikthyer, Jezui merr vesh për një djalë që është shumë sëmurë, buzë vdekjes. Ai është djali i një nëpunësi të Herod Antipës, mbretit që më vonë urdhëron t’i pritet koka Gjon Pagëzorit. Ky nëpunës dëgjon se Jezui ka ardhur nga Judea në Kanë. Ndaj niset nga shtëpia e tij në Kapernaum e shkon në Kanë të takojë Jezuin. I hidhëruar, i përgjërohet: «Zotëri, hajde shpejt para se të më vdesë djali.»—Gjoni 4:49.

Burrin e befason përgjigjja e Jezuit: «Shko në shtëpi, yt bir jeton.» (Gjoni 4:50) Nëpunësi i Herodit i beson fjalët e Jezuit dhe niset për në shtëpi. Rrugës i dalin para skllevërit e tij që kanë ardhur me një frymë t’i japin lajmin e gëzuar: i biri është gjallë dhe shëndoshë e mirë! Atëherë ai i pyet se në ç’orë ishte shëruar djali, në përpjekje për të kuptuar nëse ishte vërtet dora e Jezuit.

Ata i përgjigjen: «Ethet e lanë dje, në orën e shtatë.»—Gjoni 4:52.

Skllevërit dalin para të takojnë nëpunësin; ai kthehet në shtëpi dhe takon djalin e shëruar nga Jezui

Atëherë nëpunësi e kupton se djali është shëruar tamam kur Jezui i tha se ‘i biri jetonte’. Pas kësaj, ky burrë, i cili është aq i pasur sa ka edhe skllevër, bëhet dishepull i Krishtit bashkë me gjithë pjesëtarët e shtëpisë.

Jezui kryen dy mrekulli në Kanë, kthen ujin në verë dhe më vonë shëron një djalë që ndodhet rreth 26 kilometra larg. Sigurisht këto nuk janë mrekullitë e tij të vetme. Ama ky shërim është domethënës, sepse shënon fillimin e një kapitulli të ri të shërbimit të Jezuit. S’ka dyshim se ai është një profet i miratuar nga Perëndia. Por deri në ç’masë do ta nderojnë këtë ‘profet në vendin e vet’?

Kjo do të kuptohet kur Jezui të shkojë në Nazaret. Çfarë e pret atje?

  • Cilin mesazh nis të predikojë Jezui në Galile dhe si reagojnë banorët?

  • Çfarë mrekullie kryen Jezui ndërsa është në Kanë dhe si ndikon kjo te nëpunësi dhe familja e tij?

  • Çfarë ka të veçantë mënyra si e shëron Jezui djalin që ndodhej në Kapernaum?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo