BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jy kap. 1 f. 10-f. 11 par. 8
  • Dy mesazhe nga Perëndia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dy mesazhe nga Perëndia
  • Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Material i ngjashëm
  • Mesazhe nga qielli
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Elizabeta bëhet me fëmijë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • «Ishin të drejtë në sytë e Perëndisë»
    Ec me Perëndinë plot guxim
  • Ata u shpërblyen sepse ecën në mënyrë të pafajshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
jy kap. 1 f. 10-f. 11 par. 8
Gabrieli i shfaqet Zakarisë; Elizabeta shtatzënë

KAPITULLI 1

Dy mesazhe nga Perëndia

LUKA 1:5-33

  • ENGJËLLI GABRIEL PARATHOTË LINDJEN E GJON PAGËZORIT

  • GABRIELI I TREGON MARISË PËR LINDJEN E JEZUIT

E gjithë Bibla mund të konsiderohet si një mesazh nga Perëndia, Ati ynë qiellor, i cili e ka dhënë për të na mësuar. Megjithatë, tani do të shqyrtojmë dy mesazhe të veçanta që u dërguan para 2.000 vjetësh. Të dyja i dërgoi një engjëll me emrin Gabriel, i cili ‘qëndron pranë Perëndisë’. (Luka 1:19) Në cilat rrethana i përcolli engjëlli dy mesazhet e rëndësishme?

Mesazhin e parë Gabrieli e dërgon diku rreth vitit 3 p.e.s. Në kodrat e Judesë, ka mundësi jo larg Jerusalemit, jeton një prift i Jehovait, Zakaria. Ai dhe e shoqja, Elizabeta, janë të shkuar në moshë dhe nuk kanë fëmijë. Zakaria ka radhën të shërbejë si prift në tempullin e Perëndisë në Jerusalem. Ndërkohë që është në tempull, pranë altarit të temjanit i shfaqet papritur engjëlli Gabriel.

Kuptohet, kjo e frikëson Zakarinë, por engjëlli e qetëson me fjalët: «Mos ki frikë, Zakaria, sepse Perëndia e ka dëgjuar përgjërimin tënd, dhe gruaja jote, Elizabeta, do të të lindë një djalë, të cilin do ta quash Gjon.» Gabrieli i thotë edhe se Gjoni «do të jetë i madh në sytë e Jehovait» dhe ‘do të bëjë gati për Jehovain një popull të përgatitur’.—Luka 1:13-17.

Zakaria komunikon me shenja

Zakarisë i duket e pabesueshme, ngaqë ai dhe Elizabeta janë të moshuar. Ndaj Gabrieli i thotë: «Meqë nuk u besove fjalëve të mia, . . . ti nuk do të flasësh dot dhe do të jesh i pagojë deri ditën kur të ndodhin këto gjëra.»—Luka 1:20.

Ndërkohë, njerëzit jashtë tempullit nisin të pyesin pse po vonohet kaq shumë Zakaria. Më në fund ai del, por nuk flet dot. Mund të komunikojë vetëm me shenja. Është e qartë se ka parë diçka të mbinatyrshme.

Kur mbaron shërbimin në tempull, Zakaria kthehet në shtëpi. S’kalon shumë dhe Elizabeta ngelet shtatzënë. Për pesë muaj, ndërsa pret të lindë fëmija, ajo qëndron në shtëpi larg njerëzve.

Gabrieli i shfaqet Marisë

Gabrieli shfaqet për herë të dytë. Kujt i shfaqet? Marisë, një vajze të pamartuar që jeton në Nazaret, qytet në rajonin e Galilesë që ndodhet në veri të Jerusalemit. Çfarë mesazhi ka engjëlli? Ai i thotë: «Ti ke gjetur pëlqim në sytë e Perëndisë.» Pastaj Gabrieli vazhdon: «Ti do të mbetesh shtatzënë, do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jezu.» Ai shton: «Ky do të jetë i madh e do të quhet Bir i Më të Lartit. . . . Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit, dhe Mbretëria e tij s’do të ketë fund.»—Luka 1:30-33.

Pa diskutim, për Gabrielin është privilegj i çmuar t’i dërgojë dy mesazhet. Ndërsa lexojmë më shumë për Gjonin dhe për Jezuin, do të kuptojmë më mirë pse këto mesazhe janë kaq të rëndësishme.

  • Kush i dërgon dy mesazhet e rëndësishme nga Perëndia?

  • Kujt i jepen mesazhet?

  • Pse mendon se janë kaq të vështira për t’u besuar këto mesazhe?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo