Majtas: Familja Bethel në Bruklin i festoi për herë të fundit Krishtlindjet më 1926; djathtas: Njerëzit vënë re se Dëshmitarët e Jehovait janë ndryshe
PJESA 3
Normat e Mbretërisë—Kërkojmë drejtësinë e Perëndisë
NDËRSA kalon aty pranë, përshëndet fqinjin. Kohët e fundit ke vënë re se të ka vëzhguar ty dhe familjen tënde. Edhe ai të përshëndet dhe fillon të të flasë. Të thotë: «A mund të të bëj një pyetje? Pse jeni kaq ndryshe?» «Ku e ke fjalën?»—ia kthen. Ai të thotë: «Ju jeni Dëshmitarë të Jehovait, apo jo? Nuk jeni si të tjerët. S’jeni si fetë e tjera, nuk i bëni festat dhe nuk përziheni me politikën dhe luftën. Asnjëri nga ju nuk pi duhan dhe duket se familja jote ka norma të larta morale. Çne jeni kaq ndryshe?»
Ti e di se përgjigjja është thjesht kjo: jemi nënshtetas të Mbretërisë së Perëndisë. Si Mbret, Jezui na rafinon gjithmonë. Po na ndihmon të ecim në gjurmët e tij, e kështu të dallohemi qartë si të ndryshëm në këtë botë të ligë. Kjo pjesë do të na tregojë si e ka rafinuar Mbreti mesianik popullin e Zotit nga ana frymore, morale dhe organizative—gjithçka për lavdi të Jehovait.