Majtas: Një përhapëse predikon në Kore, 1931; djathtas: Predikojnë në gjuhën e shenjave në Kore sot
PJESA 2
Predikimi për Mbretërinë—Përhapim lajmin e mirë në mbarë botën
BËHESH gati për shërbim herët në mëngjes kur je pushim nga puna. Ngurron për një çast se ndihesh ca e lodhur. Pak pushim në mëngjes s’do ishte keq. Por lutesh për këtë dhe vendos të dalësh në shërbim. Të caktojnë me një motër të moshuar besnike dhe qëndrueshmëria e mirësia e saj të prekin zemrën. Ndërsa përhap lajmin e së vërtetës shtëpi më shtëpi, të vjen ndër mend se vëllezërit e motrat e tua anembanë botës predikojnë të njëjtin lajm, shpërndajnë të njëjtën literaturë dhe të gjithë nxjerrin dobi nga e njëjta stërvitje. Kur kthehesh në shtëpi, ndihesh plot energji. Je shumë e lumtur që dole në shërbim.
Sot shërbimi i krishterë është vepra kryesore e Mbretërisë së Perëndisë. Jezui paratha se vepra e predikimit do të kishte shtrirje marramendëse në ditët e fundit. (Mat. 24:14) Si është përmbushur profecia e tij? Në këtë pjesë do të flasim për popullin, metodat dhe mjetet që ishin kaq të rëndësishme për shërbimin e krishterë. Falë tij, miliona veta në të gjithë botën po e shohin Mbretërinë e Perëndisë si të vërtetë.