Majtas: Një motër në Alabama, SHBA, predikon me një fjalim të incizuar të vëlla Radhërfordit, nga fundi i viteve 1930; djathtas: Zvicër
PJESA 1
E vërteta për Mbretërinë—Shpërndahet ushqim frymor
SYTË e studentit të Biblës ndriçojnë teksa kupton shkrimin që sapo lexuat. Të thotë me avash: «Domethënë, Bibla mëson se mund të jetojmë përgjithmonë në parajsë, fiks këtu në tokë?» Shoku yt i shërbimit i thotë buzagaz: «Epo, çfarë lexove në Bibël?» I shastisur studenti tund kokën e thotë: «Si ka mundësi që s’ma ka mësuar njeri këtë!» Kujtohesh se të ka thënë diçka të ngjashme ca javë më parë kur mësoi se Zoti quhet Jehova.
A ke pasur ndonjë përvojë të tillë? Shumë shërbëtorë të Jehovait e kanë pasur. Vetëm pak gjëra na e kujtojnë me kaq forcë dhuratën e çmuar që na është bërë—njohurinë për të vërtetën! Por ndalo një sekondë dhe mendo: nga erdhi kjo dhuratë? Këtë pyetje do ta shqyrtojmë në pjesën e parë të librit. Mënyra progresive se si është ndriçuar frymësisht populli i Perëndisë është provë e gjallë se Mbretëria e Perëndisë është reale. Ka një shekull që Mbreti i saj, Jezu Krishti, kujdeset që populli i Perëndisë të mësojë të vërtetën.