BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yc mësimi 6 f. 14-15
  • Davidi nuk kishte frikë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Davidi nuk kishte frikë
  • Mësoji fëmijët
  • Material i ngjashëm
  • Davidi—Pse nuk kishte frikë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Davidi dhe Goliadi
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • «Beteja i përket Jehovait»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Davidi dhe Goliadi
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Mësoji fëmijët
yc mësimi 6 f. 14-15

MËSIMI 6

Davidi nuk kishte frikë

Çfarë bën ti kur ke frikë? . . . Ndoshta shkon me vrap për ndihmë te mami e babi. Por është edhe dikush tjetër që mund të të ndihmojë. Ai është më i fortë se të gjithë. A e di kush është? . . . Po, është Jehovai. Të flasim pak për një djalë në Bibël me emrin David. Ai e dinte se Jehovai do ta ndihmonte gjithmonë, prandaj nuk kishte frikë.

Që kur ishte bebe, prindërit e mësuan Davidin ta donte Jehovain. Kjo e ndihmoi të mos kishte frikë, edhe kur i ndodhën disa gjëra të frikshme. E dinte se Jehovai ishte Miku i tij dhe se Ai do ta ndihmonte. Një herë, kur Davidi po kujdesej për ca dele, erdhi një luan i madh dhe rrëmbeu një prej tyre. A e di çfarë bëri Davidi? E ndoqi luanin dhe, me sa duket, e vrau me duart e veta. Më vonë, kur një ari iu vërsul deleve, Davidi e vrau edhe atë. Si mendon, kush e ndihmoi Davidin? . . . E gjete, ishte Jehovai.

Në një rast tjetër, Davidi u tregua edhe më trim. Izraelitët po luftonin kundër popullit filistin. Një nga ushtarët filistinë ishte shumë, shumë i gjatë, gjigant. E kishte emrin Goliad. Ky tallej me ushtarët izraelitë dhe me Jehovain. Duke u hequr si i fortë, ai u thoshte ushtarëve izraelitë që të shkonin e të luftonin kundër tij. Por, të gjithë izraelitët kishin shumë frikë. Kur Davidi mori vesh për këtë, i tha Goliadit: ‘Do të luftoj unë me ty! Jehovai do të më ndihmojë dhe unë do të fitoj!’ A mendon se ishte trim Davidi? . . . Po, ishte shumë trim. A do të dish çfarë ndodhi më pas?

Davidi mori hobenë e tij me pesë gurë të lëmuar dhe shkoi të luftonte me gjigantin. Kur Goliadi pa sa i vogël ishte Davidi, u tall me të. Por Davidi i tha: ‘Ti po vjen me shpatë në dorë, kurse unë po vij në emër të Jehovait.’ Pastaj vuri një gur në hobe, vrapoi drejt Goliadit dhe e gjuajti drejt tij. Guri e goditi Goliadin mu në ballë. Gjiganti u përplas përtokë i vdekur. Filistinët u frikësuan aq shumë sa ia mbathën të gjithë. Si arriti një djalosh si Davidi të mundte një gjigant? . . . Jehovai e ndihmoi, dhe Jehovai ishte shumë më i fortë se ai gjigant.

Davidi vret Goliadin

Davidi nuk kishte frikë, se e dinte që Jehovai do ta ndihmonte

Çfarë mëson nga tregimi për Davidin? . . . Jehovai është më i fortë se të gjithë. Për më tepër, ai është edhe Miku yt. Prandaj, herën tjetër kur të kesh frikë, mos harro se Jehovai mund të të ndihmojë të bëhesh trim.

LEXO NË BIBLËN TËNDE

  • Psalmi 56:3, 4

  • 1 Samuelit 17:20-54

PYETJE:

  • Çfarë bëri Davidi kur luani dhe ariu i sulmuan delet?

  • Çfarë i tha Davidi Goliadit kur ky u tall me Jehovain?

  • Si e mundi Davidi Goliadin?

  • Pse nuk kishte frikë Davidi nga luani, ariu dhe gjiganti?

  • Çfarë mëson nga ky tregim për Davidin?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo