BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jl mësimi 22
  • Çfarë bëhet në një zyrë dege?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë bëhet në një zyrë dege?
  • Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Material i ngjashëm
  • Letra nga Dega
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Si është organizuar Trupi Udhëheqës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Projekte ndërtimi që çojnë përpara veprën e predikimit
    Si përdoren dhurimet e tua
  • Mënyra për të zgjeruar shërbimin
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
jl mësimi 22

MËSIMI 22

Çfarë bëhet në një zyrë dege?

Një grup burrash organizojnë veprën për degën në Ishujt Solomon

Ishujt Solomon

Një Dëshmitar i Jehovait punon në zyrën e degës në Kanada

Kanada

Kamionë për dërgimin e literaturës

Afrika e Jugut

Pjesëtarët e familjes Bethel shërbejnë në reparte të ndryshme, që të kujdesen për aktivitetin e predikimit në një ose disa shtete. Ata mund të shërbejnë në skuadra përkthimi, në shtypjen e revistave, në lidhjen e librave, në depon e literaturës, në prodhimin e materialeve audio e video ose të kujdesen për çështje të tjera të rajonit.

Një Komitet Dege mbikëqyr aktivitetin. Trupi Udhëheqës ia beson funksionimin e çdo zyre dege një Komiteti Dege që përbëhet nga tre a më shumë pleq të kualifikuar. Komiteti e informon vazhdimisht Trupin Udhëheqës për përparimin e aktivitetit në çdo vend që ka nën mbikëqyrje dhe për çfarëdo problemi që mund të lindë. Këto raporte e ndihmojnë Trupin Udhëheqës të vendosë çfarë temash duhen trajtuar në botimet, në mbledhjet dhe në asambletë e ardhshme. Dërgohen rregullisht përfaqësues të Trupit Udhëheqës, që të vizitojnë degët dhe t’u japin drejtim Komiteteve të Degëve se si t’i përmbushin caktimet. (Proverbat 11:14) Organizohet një program special, që përfshin një fjalim nga përfaqësuesi i selisë qendrore, për të inkurajuar ata që jetojnë në territorin e degës.

Mbështeten kongregacionet vendëse. Vëllezër përgjegjës në zyrën e degës miratojnë formimin e kongregacioneve të reja. Gjithashtu, vëllezërit drejtojnë aktivitetin e pionierëve, të misionarëve dhe të mbikëqyrësve qarkorë që shërbejnë në territorin e degës. Ata organizojnë asamble e kongrese, koordinojnë punën për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë dhe kujdesen që kongregacioneve t’u dërgohet literaturë sipas nevojave. Çdo gjë që bëhet në degë ndihmon që vepra e predikimit të kryhet me rregull.—1 Korintasve 14:33, 40.

  • Si e ndihmojnë Komitetet e Degëve Trupin Udhëheqës?

  • Cilat përgjegjësi përmbushen në një zyrë dege?

MËSO MË SHUMË

Je i mikpritur të bësh një vizitë në cilëndo nga zyrat e degëve, nga e hëna deri të premten. Të ftojmë ta bësh këtë. Gjatë vizitës, vishu si për në mbledhje. Vizita në vendin e quajtur Bethel do të të forcojë besimin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo