BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lf f. 3
  • Dilema e një nxënësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dilema e një nxënësi
  • Origjina e jetës—Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh
Origjina e jetës—Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh
lf f. 3
Në një klasë ku po diskutohet evolucioni, një nxënës përballet me një dilemë

Dilema e një nxënësi

Piteri nuk gjen rehat në karrige dhe në stomak i mblidhet një si lëmsh. Mësuesja e tij, të cilën e respekton, sapo ka shpjeguar se si Çarls Darvini dhe teoria e tij e evolucionit përmirësuan kuptueshmërinë shkencore dhe e çliruan njerëzimin nga besëtytnitë. Tani u ka kërkuar nxënësve të shprehin mendimin e tyre për këtë temë.

Piteri është përballë një dileme. Prindërit i kanë mësuar se tokën dhe çdo gjallesë në të, e krijoi Perëndia. Ata thonë se tregimi biblik i krijimit është i besueshëm dhe se evolucioni është vetëm një teori, e cila nuk mbështetet nga provat. Si mësuesja, edhe prindërit e tij, nisen nga qëllime të mira. Por, kë të besojë Piteri?

Çdo vit shkollor, një skenë e tillë përsëritet në mijëra klasa përreth globit. Ç’duhet të bëjë Piteri dhe nxënës të tjerë si ai? Me siguri, ti je dakord se ata duhet të formojnë mendimin e tyre për këtë çështje. Duhet të shqyrtojnë provat për evolucionin dhe për krijimin e pastaj të vendosin vetë çfarë të besojnë.

Në fakt, Bibla na paralajmëron që të mos besojmë verbërisht çfarë thonë të tjerët. Një shkrimtar biblik thotë: «Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale, por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij.» (Proverbat 14:15) Bibla na nxit të përdorim ‘fuqinë për të arsyetuar’ dhe t’i vërtetojmë gjërat që mësojmë nga të tjerët.​​—⁠Romakëve 12:​1, 2.

Kjo broshurë nuk ka si qëllim të mbështetë përpjekjet e disa grupeve fetare, të cilat duan që nëpër shkolla të mësohet edhe krijimi. Qëllimi i saj është të shqyrtojë pohimet e atyre që mësojnë se jeta u shfaq spontanisht dhe që thonë se tregimi biblik i krijimit është një mit.

Do të përqendrohemi te qeliza, pasi ajo është njësia bazë e jetës. Do të kesh mundësi të shqyrtosh disa fakte mahnitëse për mënyrën si janë ndërtuar qelizat. Do të të ftojmë edhe të analizosh pohimet që mbështetin teorinë e evolucionit.

Herët a vonë, të gjithëve do të na duhet të bëjmë pyetjen: jeta u krijua apo evoluoi? Ka mundësi që tashmë të kesh menduar seriozisht rreth kësaj çështjeje. Në këtë broshurë do të paraqiten vetëm disa nga provat që i kanë bindur shumë veta se jeta u krijua.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo