A do të doje të dije më shumë?
Kjo broshurë e përmbledh shkurt e me entuziazëm mesazhin që përmban Bibla. Megjithatë, synimi nuk është të shpjegojë me hollësi çfarë mëson Bibla për çdo argument.
Për shembull, ndoshta je kureshtar të dish përgjigjet e Biblës për pyetje të tilla, si: a kujdeset me të vërtetë Perëndia për mua si individ? Ç’ndodh me njerëzit kur vdesin? Si të gjej lumturi në jetë?
Përgjigjet për këto dhe për pyetje të tjera interesante gjenden në librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Ky libër është përgatitur për një studim të Biblës sipas temave. Kjo metodë studimi të ndihmon të gjesh vargje të ndryshme biblike që lidhen me një temë të veçantë. Mund ta kërkosh këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën e përshtatshme më poshtë.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.