BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 1 f. 4
  • Krijuesi e vendos njeriun në Parajsë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krijuesi e vendos njeriun në Parajsë
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Mund të mësojmë nga çifti i parë njerëzor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Si ishte jeta në fillim?
    Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
  • E humbin Parajsën
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Krijimi i burrit dhe gruas së parë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 1 f. 4
Adami dhe Eva në kopshtin e Edenit, me kafshë rreth e rrotull

PJESA 1

Krijuesi e vendos njeriun në Parajsë

Perëndia krijon universin dhe jetën në tokë; krijon një burrë e një grua të përsosur, i vë në një kopsht të bukur dhe u jep urdhra të cilëve duhet t’u binden

Luanë, zogj dhe drerë në kopshtin e Edenit

«NË FILLIM Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.» (Zanafilla 1:1) Këto janë quajtur fjalët hapëse më të famshme që janë shkruar ndonjëherë. Me këtë fjali të thjeshtë e madhështore njëkohësisht, Bibla na prezanton Personin që është figura qendrore e gjithë Shkrimeve të Shenjta, Perëndinë e plotfuqishëm, Jehovain. Vargu i parë i Biblës zbulon se Perëndia është Krijuesi i universit të paanë, përfshirë dhe planetin ku jetojmë. Vargjet vijuese shpjegojnë se Perëndia e përgatiti shtëpinë tonë tokësore gjatë një serie periudhash të gjata, të quajtura në mënyrë të figurshme ditë, duke sjellë në jetë të gjitha mrekullitë e natyrës.

Kurorëzimi i krijesave tokësore të Perëndisë ishte njeriu. Ai u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë Jehova, me aftësinë për të pasqyruar cilësitë e Tij, si dashurinë dhe mençurinë. Perëndia e bëri njeriun nga pluhuri i tokës. Ia vuri emrin Adam (i njohur edhe si Adem) dhe e vendosi në një parajsë, në kopshtin e Edenit. Këtë kopsht e mbolli vetë Perëndia dhe e mbushi me pemë frutore të bukura.

Perëndisë iu duk mirë që burri të kishte një shoqe. Me një brinjë të Adamit, bëri një grua dhe ia çoi atij si bashkëshorte, të cilën më vonë ky e quajti Evë (Hava). I ngazëllyer, Adami i shprehu ndjenjat në vargje: «Kjo është më në fund kockë e kockave të mia dhe mish i mishit tim.» Perëndia shpjegoi: «Ja përse burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe ata do të bëhen një mish i vetëm.»—Zanafilla 2:22-24; 3:20.

Perëndia u dha dy urdhra Adamit dhe Evës. Së pari, u tha ta kultivonin tokën, të kujdeseshin për të dhe ta mbushnin me pasardhës. Së dyti, u tha të mos hanin nga fryti i një peme të vetme në gjithë atë kopsht të paanë, «nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes». (Zanafilla 2:17) Po të mos bindeshin, do të vdisnin. Duke u dhënë këta urdhra, Perëndia u dha burrit dhe gruas një mundësi që të tregonin se e pranonin si Sundimtar. Me bindjen do të tregonin edhe dashurinë e mirënjohjen e tyre. Kishin çdo arsye ta pranonin sundimin e tij të dashur. Ata njerëz të përsosur s’kishin asnjë të metë. Bibla na thotë: «Perëndia pa çdo gjë që kishte bërë dhe ja, ishte shumë mirë.»—Zanafilla 1:31.

—Bazuar te Zanafilla, kapitujt 1 dhe 2.

  • Si e përshkruan Bibla krijimin e njerëzve dhe të shtëpisë së tyre tokësore?

  • Ç’lloj jete u dha Perëndia burrit dhe gruas së parë?

  • Cilët urdhra i dha Perëndia çiftit të parë njerëzor?

EMRI I PERËNDISË

Shkrimet e Shenjta përdorin tituj të ndryshëm për Perëndinë, si Krijuesi dhe Perëndia i Plotfuqishëm. Disa nga këta tituj nxjerrin në pah cilësitë e tij, si shenjtërinë, fuqinë, drejtësinë, mençurinë dhe dashurinë. Megjithatë, Perëndia i vuri vetes edhe një emër të përveçëm të pashoq: Jehova. Në Biblën e shkruar në gjuhët origjinale, ky emër dilte rreth 7.000 herë, për herë të parë te Zanafilla 2:4. Emri Jehova do të thotë «Ai shkakton të bëhet». Kjo është ngushëlluese, pasi do të thotë se Perëndia mund të plotësojë çdo qëllim që ka në mendje dhe çdo premtim që bën.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo