Kënga 30
Kjo është dita e lavdishme e Jehovait
1. Kjo ësht’ një dit’ plot lavdi. Jah nisi një Mbretëri.
Gurin e qoshes ka vën’ në Sion.
Zërat të gjith’ t’i bashkojm’, me këng’ për Jah të gëzojm’.
Krishti Jezu si Shpëtimtar ësht’ vën’ në fron.
(REFRENI)
Çfar’ do të vij’ nga Mbretëria?
Vjen drejtësia e vërtet’.
Çfar’ tjetër vjen nga Mbretëria?
Jeta, gëzimi i përjet’.
Si Sovran të lavdërojm’ ty,
dashuria të përket.
2. Krishti tani po sundon. Harmagedoni afron.
Bota e Djallit shpejt nuk do të jet’.
Ësht’ stina për predikim, të çojm’ të tjer’ në shpëtim.
Ndaj çdo i but’ le të vendos’, se Jah e pret.
(REFRENI)
Çfar’ do të vij’ nga Mbretëria?
Vjen drejtësia e vërtet’.
Çfar’ tjetër vjen nga Mbretëria?
Jeta, gëzimi i përjet’.
Si Sovran të lavdërojm’ ty,
dashuria të përket.
3. Sa vler’ ka Krishti si Mbret! I çmuar me të vërtet’.
Përfaqëson Jah, prandaj e nderojm’.
Kërkojm’ pëlqimin e Jah. E adhurojm’ si na tha.
Dita po vjen që të sundoj’, sa shum’ gëzojm’!
(REFRENI)
Çfar’ do të vij’ nga Mbretëria?
Vjen drejtësia e vërtet’.
Çfar’ tjetër vjen nga Mbretëria?
Jeta, gëzimi i përjet’.
Si Sovran të lavdërojm’ ty,
dashuria të përket.
(Shih edhe 2 Sam. 7:22; Dan. 2:44; Zbul. 7:15.)