Kënga 28
Kënga e re
1. Me një këng’ të re, për Perëndin’ ton’ të këndojm’.
Dhe çdo vepër të tij kudo le ta tregojm’.
Krahun plot fuqi lëvdojm’, se Jah po triumfon.
Ësht’ ai Gjykatës, me drejtësi gjykon.
(REFRENI)
Këndojm’ ne!
Jehon kjo këng’ e re.
Këndojm’ ne:
«O Jehova, Mbret je!»
2. Me gëzim thërrit, me lot në sy për Mbretin Jah.
Thuri këng’ për emrin dhe për lavdin’ që ka.
Bashk’ me shum’ të tjer’ këndo në kor për Atin ton’.
Briri bashk’ me harpën në harmoni kumbon.
(REFRENI)
Këndojm’ ne!
Jehon kjo këng’ e re.
Këndojm’ ne:
«O Jehova, Mbret je!»
3. Deti dhe gjithçka që ësht’ në të, Jah të lëvdojn’!
Gjith’ krijesat në tok’, bashk’ zërat t’i lartojn’!
Toka të këndoj’, me të çdo lum’ të brohoras’!
Mal, lugin’ e kodër, për Jah le të thërras’!
(REFRENI)
Këndojm’ ne!
Jehon kjo këng’ e re.
Këndojm’ ne:
«O Jehova, Mbret je!»
(Shih edhe Psal. 96:1; 149:1; Isa. 42:10.)