BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yp2 f. 134
  • Ja një model—Tre hebrenjtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ja një model—Tre hebrenjtë
  • Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Material i ngjashëm
  • Të sprovuar, por besnikë ndaj Jehovait!
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Hananiahu, Mishaeli dhe Azariahu
    Mëso nga miqtë e Jehovait—Fletë për të mësuar
  • «Shuan forcën e zjarrit»
    Ec me Perëndinë plot guxim
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
yp2 f. 134

Ja një model​—Tre hebrenjtë

Hananiahu, Mishaeli dhe Azariahu qëndrojnë në këmbë në rrafshinën e Durës, afër Babilonisë. Të gjithë përreth përkulen para një shëmbëlltyre gjigante. Kurse këta të rinj qëndrojnë të patundur edhe përballë presionit të të tjerëve dhe kërcënimeve të mbretit. Me respekt, por me vendosmëri, ata i thonë Nabukodonosorit se s’kanë ndër mend të shkelin ligjet e Jehovait.​—Danieli 1:6; 3:17, 18.

Ata ishin të rinj kur mërguan në Babiloni. Besnikëria që treguan kur ishin të rinj​—duke mos pranuar të hanin ushqime që mund të kenë qenë të ndaluara nga Ligji i Perëndisë​—i përgatiti për sprova më të vështira më vonë. (Danieli 1:6-20) Ata e dinin nga përvoja se t’i bindeshin Jehovait ishte rruga më e mirë. A je edhe ti po aq i vendosur të zbatosh gjithmonë normat e Perëndisë, pavarësisht nga presioni i shokëve? Nëse, sa je i ri, mëson t’i bindesh Jehovait në gjëra që mund të duken të vogla, do ta kesh më të lehtë të qëndrosh besnik më vonë kur të përballesh me vështirësi më të mëdha.​—Proverbat 3:5, 6; Luka 16:10.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo