PJESA 4
Prite me gëzim ditën e Jehovait
Jehovai i përdori profetët e vet që të paralajmëronin për atë që do të vijë, domethënë, ditën kur të zbrazë zemërimin e tij. Por ne nuk duhet ta mendojmë Jehovain si një Perëndi zemërak. Ai ‘gëzon për [popullin e tij] dhe lëshon britma lumturie’. Ndërkohë që presim ditën e tij të madhe, kemi çdo arsye ‘për të gëzuar e për të ngazëlluar me gjithë zemër’. (Sofonia 3:14, 17) Si mund ta tregojë secili nga ne këtë me veprimet dhe me qëndrimin e tij? Dhe përse mund të jemi mirënjohës për gjërat që po shqyrtojmë nga 12 librat profetikë?