BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lr kap. 22 f. 117-121
  • Pse s’duhet të gënjejmë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse s’duhet të gënjejmë?
  • Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Material i ngjashëm
  • Pjetri dhe Anania gënjyen—Ç’mësim mund të nxjerrim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Safira
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Anania
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të themi të vërtetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
lr kap. 22 f. 117-121

KAPITULLI 22

Pse s’duhet të gënjejmë?

MENDO sikur një vajzë t’i thotë mamasë: «Po, do të vij menjëherë në shtëpi pas shkolle.» Por pastaj rri për të luajtur me shoqet dhe më vonë i thotë mamasë: «Më mbajti mësuesja në shkollë.» A do të ishte e drejtë të thoshte diçka të tillë? . . .

Një djalë flet me babin e tij pasi ka luajtur me top brenda në shtëpi dhe ka goditur një abazhur

Çfarë gabimi ka bërë ky djalë?

Ose ndoshta një djalë i thotë babait: «Jo, nuk kam luajtur me top brenda në shtëpi.» Por, po sikur në të vërtetë ai të ketë luajtur? A do të ishte e gabuar të thoshte që s’ka luajtur? . . .

Mësuesi i Madh na tregoi cila është gjëja e drejtë për të bërë. Ai tha: ‘Fjala juaj Po le të jetë Po, dhe fjala Jo le të jetë Jo; sepse çdo gjë tjetër vjen nga i ligu.’ (Mateu 5:37) Çfarë donte të thoshte Jezui me këtë? . . . Donte të thoshte se duhet të veprojmë ashtu si themi.

Në Bibël ka një tregim që na bën të qartë sa e rëndësishme është të themi të vërtetën. Flet për dy njerëz që thoshin se ishin dishepuj të Jezuit. Le të shohim çfarë ndodhi.

S’kanë kaluar as dy muaj që kur ka vdekur Jezui. Shumë njerëz nga vende të largëta vijnë në Jerusalem për një festë të rëndësishme të judenjve. Ishte Festa e Ditës së Pesëdhjetë. Apostulli Pjetër mban një fjalim shumë të bukur, duke u treguar njerëzve për Jezuin, të cilin Jehovai e ringjalli. Për shumë veta që kanë ardhur në Jerusalem, kjo është hera e parë që dëgjojnë për Jezuin. Tani ata duan të dinë më shumë. Prandaj, çfarë bëjnë?

Qëndrojnë aty më gjatë sesa kishin menduar. Por, pas njëfarë kohe, disave prej tyre u mbarojnë paratë dhe kanë nevojë për ndihmë që të blejnë ushqim. Dishepujt në Jerusalem duan t’i ndihmojnë vizitorët. Prandaj shumë prej tyre shesin disa gjëra që kanë dhe i çojnë paratë tek apostujt e Jezuit. Pastaj apostujt ua japin paratë atyre që kanë nevojë për to.

Anania dhe gruaja e tij, Safira, që bëjnë pjesë në kongregacionin e krishterë në Jerusalem, shesin një arë që kanë. Askush nuk u thotë që ta shesin, ata e vendosin vetë. Por këtë nuk e bëjnë sepse kanë dashuri për dishepujt e rinj të Jezuit. Puna është se Anania dhe Safira duan që njerëzit të mendojnë se ata janë më të mirë nga ç’janë në të vërtetë. Prandaj, vendosin të thonë se po i japin të gjitha paratë e arës për të ndihmuar të tjerët. Në të vërtetë ata do të japin vetëm një pjesë të parave, por do të thonë se po i japin të gjitha. Çfarë mendon ti për këtë? . . .

Anania shkon tek apostujt dhe u jep paratë. Sigurisht, Perëndia e di që ai nuk po i jep të gjitha. Prandaj, Perëndia i zbulon apostullit Pjetër se Anania nuk po thotë të vërtetën.

Anania i gënjen apostullit Pjetër

Çfarë gënjeshtre po i thotë Anania Pjetrit?

Atëherë Pjetri thotë: ‘Anania, pse e ke lejuar Satanain që të të nxitë të bësh këtë? Ara ishte e jotja, s’kishe pse ta shitje. Pastaj, edhe pasi e shite arën, të përkiste ty të vendosje çfarë do të bëje me paratë. Por, pse hiqesh sikur po i jep të gjitha paratë, kur në të vërtetë po jep vetëm një pjesë të tyre? Duke vepruar kështu nuk po na gënjen vetëm ne, por edhe Perëndinë.’

Situata është vërtet e rëndë. Anania po gënjen! Ai nuk po vepron ashtu siç thotë. Vetëm hiqet sikur po bën ashtu. Bibla na thotë çfarë ndodhi më tej: ‘Kur dëgjon fjalët e Pjetrit, Anania bie përtokë dhe vdes.’ Perëndia bën që Anania të vdesë. Pas kësaj, trupin e tij e çojnë jashtë dhe e varrosin.

Anania bie përtokë dhe vdes

Çfarë i ndodh Ananisë ngaqë gënjeu?

Pas nja tri orësh, vjen Safira. Ajo nuk e di çfarë ka ndodhur me burrin e saj. Prandaj, Pjetri e pyet: ‘A e shitët arën për aq para sa na dhatë?’

Safira përgjigjet: ‘Po, për aq e shitëm.’ Por kjo është një gënjeshtër! Ata mbajtën për vete një pjesë të parave që morën nga shitja e arës. Prandaj Perëndia bën që edhe Safira të vdesë.​​—Veprat 5:​1-11.

Çfarë duhet të mësojmë nga ajo që i ndodhi Ananias dhe Safirës? . . . Kjo na mëson se Perëndia nuk i pëlqen gënjeshtarët. Ai do që ne të themi gjithnjë të vërtetën. Por shumë njerëz thonë se s’ka gjë po të thuash gënjeshtra. A mendon se këta njerëz kanë të drejtë? . . . A e dije se vdekja, të gjitha sëmundjet dhe dhembjet që janë sot në tokë erdhën për shkak të një gënjeshtre? . . .

Jezui

Sipas Jezuit, kush e tha gënjeshtrën e parë dhe çfarë ndodhi më pas?

Mos harro se Djalli e gënjeu gruan e parë, Evën. I tha asaj se nuk do të vdiste po ta shkelte urdhrin e Perëndisë dhe të hante nga pema që Perëndia kishte thënë se nuk duhej të hante. Eva e besoi Djallin dhe e hëngri frutin. E bindi edhe Adamin që të hante. Pas kësaj, ata u bënë mëkatarë dhe të gjithë fëmijët e tyre do të lindnin mëkatarë. Duke qenë se ishin mëkatarë, të gjithë fëmijët e Adamit vuanin dhe vdisnin. Si filluan të gjitha këto probleme? . . . Filluan me një gënjeshtër.

Tani e kuptojmë pse Jezui tha që Djalli «është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës»! Ai ishte i pari që tha një gënjeshtër. Kur dikush thotë një gënjeshtër, po bën atë që bëri Djalli i pari. Duhet të mendojmë për këtë sa herë që tundohemi të themi një gënjeshtër.​​—Gjoni 8:44.

Kur mund të tundohesh që të gënjesh? . . . A nuk ndodh kjo kur ke bërë ndonjë gjë të gabuar? . . . Ndoshta pa dashje mund të thyesh a të prishësh ndonjë gjë. Po të të pyesin për atë gjë, a duhet të thuash që e theu motra ose vëllai yt? Ose a duhet të hiqesh sikur nuk e di si ndodhi? . . .

Mami i thotë vajzës së saj të mbarojë detyrat

Kur mund të tundohesh që të gënjesh?

Po sikur të kishe detyra shtëpie për të bërë, por nuk i ke bërë të gjitha? A duhet të thuash që i bëre të gjitha, edhe pse nuk i ke bërë? . . . Duhet të kujtojmë Ananian dhe Safirën. Ata nuk thanë gjithë të vërtetën dhe Perëndia e tregoi sa e keqe ishte kjo gjë, duke i bërë të vdisnin.

Prandaj, pavarësisht se çfarë bëjmë, në qoftë se gënjejmë në lidhje me të, kjo vetëm sa do t’i keqësojë gjërat. Dhe nuk duhet as që të themi vetëm një pjesë të së vërtetës. Bibla thotë: ‘Thoni të vërtetën.’ Gjithashtu thotë: «Mos e gënjeni njëri-tjetrin.» Jehovai thotë gjithnjë të vërtetën dhe pret nga ne të veprojmë njësoj si ai.​—Efesianëve 4:25; Kolosianëve 3:9.

Ne duhet të themi gjithnjë të vërtetën. Kjo shpjegohet mirë te Dalja 20:16; Proverbat 6:​16-19; 12:19; 14:5; 16:6 dhe Hebrenjve 4:13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo