BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 17 f. 139-f. 142 par. 1
  • Përdorimi i mikrofonit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përdorimi i mikrofonit
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Volumi i përshtatshëm
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Përkthimi i Kongresit Rajonal 2020 «Gëzoni përherë»!
    Si përdoren dhurimet e tua
  • Mësoji fëmijët e tu që të komentojnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Salla Mbretërie të sigurta gjatë COVID-19
    Si përdoren dhurimet e tua
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 17 f. 139-f. 142 par. 1

MËSIMI 17

Përdorimi i mikrofonit

Çfarë duhet të bësh?

Nëse në mbledhjet e kongregacionit tënd përdoret mikrofoni për të përforcuar zërin, përdore atë siç duhet.

Pse ka rëndësi?

Ajo që thuhet do t’u sjellë dobi të tjerëve vetëm nëse mund të dëgjohet qartë.

VËLLEZËRIT tanë dhe motrat tona të krishtere harxhojnë shumë kohë dhe energji për të ndjekur mbledhjet e krishtere. Që të nxjerrin dobi nga ajo që thuhet, duhet të jenë në gjendje të dëgjojnë qartë.

Në ditët e Izraelit të lashtë nuk kishte pajisje elektrike për të përforcuar zërin. Kur Moisiu i foli kombit të Izraelit në rrafshinën e Moabit para se të hynin në Tokën e Premtuar, si mundën ta dëgjonin ata miliona njerëz që ishin të pranishëm? Ka të ngjarë që Moisiu të ketë përdorur një metodë sipas së cilës fjalët e tij i përsëritnin njëri pas tjetrit disa burra të vendosur nëpër të gjithë kampin në largësi të përshtatshme nga njëri-tjetri. (Ligj. 1:1; 31:1) Jo shumë kohë pasi izraelitët filluan të pushtonin tokën në perëndim të Jordanit, Josiu e mblodhi kombin para malit Gerizim dhe para malit Ebal, duke vendosur, me sa duket, levitët në luginën që ndante këto dy male. Atje i gjithë populli dëgjoi dhe iu përgjigj bekimeve dhe mallkimeve hyjnore që iu paraqitën. (Jos. 8:33-35) Ka mundësi që edhe në këtë rast të jetë përdorur metoda që përdori Moisiu, por pa dyshim që kanë ndihmuar edhe vetitë e shkëlqyera akustike të asaj zone.

Rreth 1.500 vjet më vonë, kur në Detin e Galilesë «u mblodh një turmë shumë e madhe» për të dëgjuar Jezuin, ai hipi në një barkë, u largua nga bregu dhe u ul për t’i folur turmës. (Mar. 4:1, 2) Pse foli Jezui nga një barkë? Me sa duket, sepse zëri i njeriut udhëton me qartësi të mahnitshme mbi një sipërfaqe të qetë uji.

Deri në fillim të shekullit të 20-të, volumi dhe qartësia e zërit të një oratori shpesh përcaktonin se sa individë në auditor mund ta dëgjonin atë që thuhej. Megjithatë, duke filluar që nga vitet 20 të po atij shekulli, shërbëtorët e Jehovait qenë në gjendje të përdornin në kongreset e tyre pajisjet elektrike për përforcimin e zërit.

Pajisjet akustike. Këto pajisje mund ta përforcojnë volumin e zërit të oratorit shumë herë dhe njëkohësisht ta ruajnë siç duhet cilësinë dhe tonin e zërit të tij. Kështu, oratori nuk ka nevojë të çirret. Dëgjuesit nuk duhet të mundohen për të kapur atë që thuhet, por mund të përqendrohen te mesazhi.

Janë bërë shumë përpjekje për t’u siguruar që në kongreset dhe asambletë e Dëshmitarëve të Jehovait të ketë pajisje të mira akustike. Veç kësaj, në shumë Salla Mbretërie përdoren pajisje akustike për të përforcuar zërin e atyre që mbajnë fjalime, që drejtojnë mbledhjet ose që lexojnë nga podiumi. Gjithashtu, disa kongregacione kanë edhe mikrofona që përdoren nga auditori për komentet gjatë mbledhjeve. Në rast se kongregacioni yt i ka këto pajisje, mëso t’i përdorësh mirë.

Disa udhëzime bazë. Për t’i përdorur pajisjet siç duhet, mbaj parasysh pikat vijuese: (1) Mikrofoni në përgjithësi duhet të jetë rreth 10 deri në 15 centimetra larg nga goja. Në qoftë se mikrofoni është shumë afër, fjalët që thua mund të dalin të shtrembëruara. Nëse është shumë larg, zëri do të dëgjohet dobët. (2) Mikrofonin duhet ta kesh përballë, jo anash. Në rast se e lëviz kokën majtas ose djathtas, fol vetëm kur fytyra të jetë drejt me mikrofonin. (3) Përdor pak më shumë volum dhe forcë nga sa përdor kur bisedon. Por nuk është e nevojshme të bërtasësh. Pajisjet akustike do ta çojnë me lehtësi zërin deri tek ata që janë në fund të auditorit. (4) Në qoftë se ke nevojë të pastrosh fytin ose të vjen për t’u kollitur a për të teshtirë, sigurohu ta largosh kokën nga mikrofoni.

Kur mban fjalim. Kur shkon në pultin e oratorit, zakonisht një vëlla të rregullon pozicionin e mikrofonit. Qëndro natyrshëm me fytyrën përballë auditorit ndërsa ai e bën këtë. Vendosi shënimet në pultin e oratorit dhe sigurohu që mikrofoni nuk të pengon t’i shikosh.

Kur fillon të flasësh, dëgjo se si tingëllon zëri yt ndërsa del nga altoparlantët. A është volumi tepër i lartë? A dalin disa tinguj si shpërthime? Mund të jetë e nevojshme të tërhiqesh prapa dy deri në pesë centimetra. Kur i hedh një sy shënimeve, mbaj parasysh që duhet të flasësh dhe të lexosh vetëm kur e ke fytyrën drejt me mikrofonin ose paksa mbi të, por jo poshtë tij.

Kur lexon nga podiumi. Është më mirë ta mbash Biblën ose botimet e tjera lart, me qëllim që fytyra jote të jetë e drejtuar nga auditori. Meqenëse mikrofoni do të jetë para teje, mund të jetë e nevojshme ta mbash paksa në njërën anë materialin që do të lexosh. Kjo do të thotë që kokën duhet ta kesh paksa nga ana tjetër e mikrofonit. Kështu, kur të lexosh zëri do të shkojë drejtpërdrejt në mikrofon.

Shumica e vëllezërve që lexojnë në Studimin e Kullës së Rojës ngrihen dhe lexojnë në këmbë. Ky pozicion u jep mundësi të marrin frymë më lirisht dhe të lexojnë me më shumë gjallëri. Mbaj parasysh që leximi i paragrafëve përbën një pjesë kryesore të mbledhjes. Dobia që nxjerr auditori varet në një masë të madhe nga dëgjimi i materialit që po lexohet.

Kur komenton gjatë mbledhjes. Nëse në kongregacionin tënd përdoren mikrofona për komentet nga auditori, mbaj parasysh që edhe në këtë rast është e nevojshme të flasësh qartë dhe me volum të mjaftueshëm. Kur komenton, përpiqu ta mbash në dorë botimin që po studiohet ose Biblën. Kjo do të të japë mundësi ta shohësh qartë materialin ndërsa flet në mikrofon.

Në disa kongregacione ka vëllezër që janë caktuar për t’u çuar mikrofonin atyre që u jepet fjala për të komentuar. Në rast se është kështu në kongregacionin tënd, kur të të jepet fjala mbaje dorën lart që vëllai me mikrofon të të shohë ku je ulur dhe të vijë te ty me shpejtësi. Në qoftë se mikrofoni është i tillë që mbahet në dorë, përgatitu për ta marrë. Mos fillo të komentosh derisa të të vijë mikrofoni. Kur të mbarosh komentin, ktheja mikrofonin menjëherë vëllait.

Kur merr pjesë në një demonstrim. Për përdorimin e mikrofonit gjatë një demonstrimi duhet menduar mirë që më përpara. Nëse mikrofoni është i vendosur në mbajtëse, do t’i kesh të dyja duart të lira për të përdorur Biblën dhe shënimet. Në rast se përdor një mikrofon që mbahet në dorë, mund të kesh më shumë liri për të lëvizur, por ndoshta do të të duhet të marrësh masa që atë ta mbajë vëllai ose motra tjetër që po të ndihmon. Kështu do t’i kesh duart të lira për të mbajtur Biblën. Për këtë duhet të bësh prova bashkë me pronarin e shtëpisë, me qëllim që ai të dijë ta mbajë mikrofonin siç duhet. Mbaj parasysh, gjithashtu, që kur je në podium nuk duhet t’i kthesh shpinën auditorit, sidomos kur je duke folur.

Në demonstrimet e Mbledhjes së Shërbimit, mund të ketë disa pjesëmarrës dhe ata mund të lëvizin nëpër podium. Kështu, mund të nevojiten disa mikrofona. Këta duhen vendosur në vend që më përpara ose u duhen dhënë pjesëmarrësve kur shkojnë në podium. Për t’u siguruar që mikrofonat janë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur kërkohet planifikim paraprak. Provat për demonstrimet para se të prezantohen krijojnë mundësinë për t’u dhënë udhëzime pjesëmarrësve lidhur me përdorimin e efektshëm të mikrofonave. Kur provat nuk mund të bëhen në podium, mund të jetë e mençur që pjesëmarrësit të mbajnë një objekt të vogël me madhësi pak a shumë sa ajo e mikrofonit për të provuar se si ta mbajnë atë në pozicionin e duhur. Pas demonstrimit, pjesëmarrësit duhet t’i vendosin me kujdes mikrofonat që mbahen në dorë, duke pasur kujdes që të mos pengohen në kabllot e mikrofonave të tjerë ndërsa largohen nga podiumi.

Vëmendja që i kushtojmë përdorimit të mikrofonave ka të bëjë drejtpërdrejt me një nga pikësynimet kryesore të mbledhjeve tona, pra, që t’i sjellim dobi njëri-tjetrit nëpërmjet shqyrtimit të Fjalës së Perëndisë. (Hebr. 10:24, 25) Duke mësuar t’i përdorim me efektshmëri mikrofonat, mund të japim personalisht një ndihmesë në arritjen e këtij pikësynimi të rëndësishëm.

SI TA ARRISH?

  • Mbaje mikrofonin 10 deri në 15 centimetra larg nga goja.

  • Fol vetëm kur e ke gojën përballë me mikrofonin.

  • Përdor pak më shumë volum dhe forcë se sa përdor kur bisedon.

  • Në qoftë se të duhet të pastrosh fytin, largoje kokën nga mikrofoni.

USHTRIM: Nëse në Sallën tënde të Mbretërisë përdoren mikrofonat, vëzhgo me kujdes se si i përdorin oratorët me përvojë, qoftë kur mikrofonat janë në mbajtëse, qoftë kur i mbajnë në dorë. Përcakto metodat që dëshiron të imitosh ose të shmangësh, si edhe arsyet që të kanë çuar në këto përfundime.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo