BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 11 f. 118-f. 120 par. 5
  • Ngrohtësi dhe ndjenjë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ngrohtësi dhe ndjenjë
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Shfaq ngrohtësi dhe empati
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Vetëkontrolli le të ekzistojë në ju dhe le të jetë me bollëk
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Si t’i mbaj nën kontroll ndjenjat?
    Zgjohuni!—2005
  • Trego merak për ndjenjat e të tjerëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 11 f. 118-f. 120 par. 5

MËSIMI 11

Ngrohtësi dhe ndjenjë

Çfarë duhet të bësh?

Fol në një mënyrë që pasqyron emocionet e tua dhe është në përputhje me atë që thua.

Pse kanë rëndësi?

Ngrohtësia dhe ndjenja janë thelbësore në qoftë se dëshiron t’u prekësh zemrën atyre që të dëgjojnë.

EMOCIONET janë pjesë thelbësore e jetës së njeriut. Kur një njeri shpreh emocionet zbulon atë që ka në zemër, llojin e njeriut që është nga brenda, si ndihet ai lidhur me rrethana dhe njerëz të ndryshëm. Për shkak të përvojave të vështira në jetë dhe në disa raste për shkak të ndikimeve kulturore, shumë njerëz i fshehin emocionet e tyre. Por Jehovai na nxit të kultivojmë cilësi pozitive në personin e brendshëm dhe t’i shprehim ato në mënyrë të përshtatshme.​—Rom. 12:10; 1 Sel. 2:7, 8.

Kur flasim, fjalët që përdorim mund t’i shpjegojnë me saktësi emocionet. Por nëse nuk i shprehim ato fjalë me ndjenjën përkatëse, ata që na dëgjojnë mund ta vënë në dyshim sinqeritetin tonë. Nga ana tjetër, nëse fjalët shprehen me ndjenjën e duhur, të folurit tonë mund të fitojë një bukuri dhe hijeshi të tillë që mund t’u prekë zemrën atyre që na dëgjojnë.

Shpreh ngrohtësi. Ajo që mendojmë për njerëzit shpesh shoqërohet nga ndjenja të ngrohta. Kështu, kur flasim për cilësitë e dashura të Jehovait dhe kur shprehim çmueshmërinë tonë për mirësinë e Jehovait, zëri duhet të jetë i ngrohtë. (Isa. 63:7-9) Edhe kur flasim me njerëzit e tjerë, mënyra jonë e të folurit duhet të pasqyrojë një ngrohtësi që të bën për vete.

Një njeri me lebër shkoi te Jezui dhe iu lut që ta shëronte. Përfytyroni tonin e zërit të Jezuit kur i tha: «Dua. Bëhu i pastër.» (Mar. 1:40, 41) Përfytyroni, gjithashtu, skenën kur një grua e sëmurë prej 12 vjetësh me rrjedhje gjaku iu afrua në heshtje Jezuit nga pas dhe i preku thekun e rrobës. Pasi e kuptoi se e kishin vënë re, gruaja doli përpara duke u dridhur, ra përmbys në këmbët e Jezuit dhe tregoi para të gjithëve përse e preku rrobën e tij dhe si u shërua. Mendo për mënyrën në të cilën Jezui i tha: «Bijë, besimi yt të ka kthyer shëndetin; shko në paqe.» (Luka 8:42b-48) Ngrohtësia që shfaqi Jezui në këto raste na prek zemrën edhe sot e kësaj dite.

Kur ashtu si Jezui ndiejmë dhembshuri për njerëzit dhe duam me të vërtetë t’i ndihmojmë, kjo duket nga mënyra se si u flasim. Një ngrohtësi e tillë është e sinqertë, jo e tepruar. Ngrohtësia që shfaqim mund të ketë ndikim të madh në mënyrën se si përgjigjen njerëzit. Në shërbim, shumica e gjërave që themi kërkojnë që të shprehemi në mënyrë të tillë, sidomos kur arsyetojmë, japim zemër, nxitim dhe bashkohemi me ndjenjat e të tjerëve.

Nëse ke ndjenja të ngrohta për të tjerët, tregoje këtë në fytyrën tënde. Kur shfaq ngrohtësi, auditori ndihet i tërhequr ndaj teje si ndaj një zjarri në një natë të ftohtë. Në qoftë se auditori nuk e sheh këtë ngrohtësi në fytyrën tënde, mund të mos jetë i bindur se interesohesh me të vërtetë për të. Ngrohtësia nuk mund të vishet si një maskë, duhet të vijë nga zemra.

Ngrohtësia duhet të jetë e dukshme edhe në zërin tënd. Ndoshta e ke të vështirë të flasësh me ngrohtësi, ngaqë ke zë të fortë e të ashpër. Por me kalimin e kohës dhe me përpjekje të vetëdijshme, mund t’ia dalësh mbanë. Një gjë që mund të të ndihmojë nga ana teknike është të mbash mend që tingujt e shkurtër e të prerë e bëjnë të folurit të ftohtë. Mëso t’i zgjatësh tingujt e butë të fjalëve. Kjo do të të ndihmojë të flasësh me ngrohtësi.

Megjithatë, është edhe më e rëndësishme se ku e përqendron interesimin tënd. Nëse mendimet i ke të përqendruara sinqerisht tek ata të cilëve po u flet dhe dëshiron me zjarr t’u përcjellësh diçka që do t’u sjellë dobi, kjo ndjenjë do të pasqyrohet në mënyrën se si flet.

Kur flet me gjallëri i nxit të tjerët, por nevojiten edhe ndjenjat e buta. Nuk është gjithmonë e mjaftueshme që thjesht t’i bindim të tjerët në mendje; duhet të prekim edhe zemrën.

Shpreh ndjenja të tjera. Emocione të tilla, si ankthi, frika dhe dëshpërimi mund të shprehen nga një person që është në gjendje të vështirë. Gëzimi është një emocion që duhet të mbizotërojë në jetën tonë dhe që duhet ta shprehim lirshëm kur flasim me të tjerët. Nga ana tjetër, disa emocione duhen mbajtur nën fre, pasi nuk janë në harmoni me personalitetin e krishterë. (Efes. 4:31, 32; Filip. 4:4) Me anë të fjalëve që zgjedhim, tonit të zërit, forcës me të cilën flasim, shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve mund të përcjellim emocione të çdo lloji.

Në Bibël përshkruhen të gjitha emocionet njerëzore. Nganjëherë disa emocione vetëm sa përmenden. Në raste të tjera Bibla tregon ngjarje ose citon thënie që zbulojnë emocione të caktuara. Kur e lexon me zë një material të tillë, ai do të ketë ndikim më të madh tek ata që të dëgjojnë nëse ato emocione pasqyrohen në zërin tënd. Për ta arritur këtë duhet ta vësh veten në vendin e atyre për të cilët flet pjesa që po lexon. Megjithatë fjalimi nuk është një pjesë teatrale, prandaj ki kujdes të mos e teprosh. Pjesët që lexon bëji të gjalla në mendjen e atyre që të dëgjojnë.

Në përputhje me materialin. Ashtu si në rastin e entuziazmit, ngrohtësia në të shprehur dhe emocionet e tjera që pasqyron varen në një masë të madhe nga ajo që po thua.

Hape Biblën te Mateu 11:28-30 dhe vër re atë që thuhet atje. Pastaj lexo dënimin që u bëri Jezui skribëve dhe farisenjve, dënim që gjendet në kapitullin 23 të Mateut. Nuk mund ta përfytyrojmë Jezuin duke i shprehur këto fjalë të ashpra dënuese në një mënyrë të plogësht e të pajetë.

Çfarë ndjenje mendon se kërkohet për të lexuar një tregim si ai i kapitullit 44 të Zanafillës, i cili flet për Judën që përgjërohet për vëllanë e tij Beniaminin? Vër re në vargun 13 se cili emocion shprehet ose në vargun 16 si u ndie Juda për shkakun e katastrofës që u ra dhe, siç tregohet në Zanafillën 45:1, si reagoi vetë Jozefi.

Kështu, qoftë kur lexojmë, qoftë kur flasim, për ta bërë këtë me efektshmëri nuk duhet të mendojmë vetëm për fjalët dhe për idetë, por edhe për ndjenjën me të cilën duhet t’i shprehim.

SI T’I SHPREHËSH?

  • Në vend që të shqetësohesh tepër për fjalët që po përdor, përqendrohu në dëshirën tënde për t’i ndihmuar dëgjuesit.

  • Si toni i zërit, ashtu edhe shprehja e fytyrës duhet të pasqyrojnë emocionin që është në përputhje me materialin tënd.

  • Mëso duke vëzhguar me kujdes ata që flasin në mënyrë të gjallë.

USHTRIM: Lexo me zë pjesët e mëposhtme nga Shkrimet, duke e bërë këtë me një ndjenjë të përshtatshme për materialin: Mateu 20:29-34; Luka 15:11-32.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo