BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gf mësimi 15 f. 24-25
  • Miqtë e Perëndisë bëjnë atë që është e mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Miqtë e Perëndisë bëjnë atë që është e mirë
  • Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
  • Material i ngjashëm
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Ç’mund të bësh që të kesh familje të lumtur?
    Ç’mund të bësh që të kesh familje të lumtur?
  • Dy çelësa për një martesë të qëndrueshme
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Jeta familjare që i pëlqen Perëndisë
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Shih më tepër
Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
gf mësimi 15 f. 24-25

MËSIMI 15

Miqtë e Perëndisë bëjnë atë që është e mirë

Kur ke një mik të cilin e admiron dhe e respekton, përpiqesh të jesh si ai. «I mirë dhe i drejtë është Jehovai»,​—thotë Bibla. (Psalmi 25:8, BR) Për të qenë miq të Perëndisë duhet të jemi të mirë dhe të drejtë. Bibla thotë: «Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë, si bij të dashur dhe vazhdoni të ecni në dashuri.» (Efesianëve 5:1, 2) Ja disa nga mënyrat për ta bërë këtë:

Dy burra po punojnë së bashku në një kantier ndërtimi

Ndihmo të tjerët. «Të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve.»​—Galatasve 6:10.

Puno pa u lodhur. «Vjedhësi le të mos vjedhë më, por më mirë të punojë pa u lodhur, duke bërë me duart e tij atë që është e mirë.»​—Efesianëve 4:28.

Qëndro i pastër fizikisht dhe moralisht. «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës, duke e përsosur shenjtërinë në frikën e Perëndisë.»​—2 Korintasve 7:1.

Një familje po përgatitet të hajë një vakt

Trajtoji pjesëtarët e familjes me dashuri dhe respekt. «Secili prej jush, . . . ta dojë gruan e tij si veten; nga ana tjetër, gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin e saj. Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj.»​—Efesianëve 5:33-6:1.

Trego dashuri për të tjerët. «Le të vazhdojmë të duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia.»​—1 Gjonit 4:7.

Bindju ligjeve të vendit. «Çdo shpirt le të jetë i nënshtruar autoriteteve më të larta . . . Jepuni të gjithëve atë që u takon: taksën atij që kërkon taksën.»​—Romakëve 13:1, 7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo