BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gf mësimi 1 f. 3
  • Perëndia të fton të bëhesh miku i tij

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Perëndia të fton të bëhesh miku i tij
  • Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
  • Material i ngjashëm
  • Ti mund të jesh mik i Jehovait
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • A duhet të kallëzoj?
    Zgjohuni!—2008
  • Si mendon?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Çfarë thotë Bibla për miqësitë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
gf mësimi 1 f. 3

MËSIMI 1

Perëndia të fton të bëhesh miku i tij

Perëndia do që të jesh miku i tij. A ke menduar ndonjëherë se mund të jesh miku i Personit më të madh të gjithësisë? Abrahami, që jetoi mjaft kohë më parë, u quajt miku i Perëndisë. (Jakovit 2:23) Edhe persona të tjerë për të cilët flitet në Bibël, gëzuan miqësinë me Perëndinë dhe patën shumë bekime. Sot, njerëz nga të gjitha pjesët e tokës janë bërë miq të Perëndisë. Edhe ti mund të jesh miku i Perëndisë.

Abrahami lutet

Të jesh mik i Perëndisë është më mirë se të jesh mik i kujtdo tjetër. Perëndia nuk i zhgënjen kurrë miqtë e tij besnikë. (Psalmi 18:25) Miqësia me Perëndinë është më e mirë edhe se pasuritë. Kur një person i pasur vdes, paratë e tij u kalojnë të tjerëve. Por, ata që gëzojnë miqësinë me Perëndinë kanë një thesar që askush nuk mund t’ua marrë.​—Mateu 6:19.

Disa njerëz mund të përpiqen të të pengojnë që të mësosh rreth Perëndisë. Edhe disa nga miqtë e tu dhe nga vetë familja jote mund ta bëjnë këtë. (Mateu 10:36, 37) Nëse të tjerët qeshin me ty ose të kërcënojnë, pyet veten: ‘Kujt dua t’i pëlqej, njerëzve apo Perëndisë?’ Mendo rreth kësaj: Nëse dikush të thotë që të mos hash më, a do t’i bindeshe? Sigurisht që jo! Ke nevojë për ushqim që të jetosh. Por Perëndia mund të bëjë që të jetosh përgjithmonë! Prandaj, mos lejo kurrë që ndonjë person të të pengojë të mësosh se si mund të bëhesh miku i Perëndisë!​—Gjoni 17:3.

Disa persona tallen me një grua që po lexon botime rreth Perëndisë
    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo