BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gt kap. 21
  • Në sinagogën e qytetit të Jezuit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në sinagogën e qytetit të Jezuit
  • Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Material i ngjashëm
  • Në sinagogën e Nazaretit
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • E hedhin poshtë pavarësisht nga mrekullitë që bën, madje edhe në Nazaret
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Largohet nga shtëpia e Jairit dhe viziton përsëri Nazaretin
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
gt kap. 21

Kapitulli 21

Në sinagogën e qytetit të Jezuit

KTHIMI i Jezuit në vendin e tij, padyshim, ka ngjallur emocione në Nazaret. Para se të largohej për t’u pagëzuar nga Gjoni, pak më shumë se një vit më parë, Jezui ishte i njohur si zdrukthëtar. Por tani ai njihet gjithandej si një person që bën mrekulli. Banorët vendas mezi presin që ta shohin duke i bërë disa nga këto vepra të mrekullueshme, edhe tek ata.

Pritja e tyre shtohet, kur Jezui sipas zakonit të tij, shkon në sinagogën lokale. Gjatë shërbesës, ai ngrihet të lexojë dhe i japin rrotullën e profetit Isaia. Ai gjen pjesën që flet për të Mirosurin me frymën e Jehovait, pjesë që sot në Biblat tona gjendet në kapitullin 61.

Pasi lexon se ky i Mirosur do të predikonte çlirimin e të robëruarve, rikthimin e shikimit të verbërve dhe vitin e pranueshëm të Jehovait, Jezui ia dorëzon përsëri rrotullën atij që shërben dhe ulet. Sytë e të gjithëve janë përqendruar tek ai. Atëherë ai flet, ndoshta për një farë kohe, duke shpjeguar: «Sot ky shkrim që sapo dëgjuat është përmbushur.»—BR.

Njerëzit mrekullohen me «fjalët e këndshme» (BR) të tij dhe thonë me njëri-tjetrin: «Po ky, a nuk është biri i Jozefit?» Por duke e ditur se ata duan të shohin mrekulli prej tij, Jezui vazhdon: «Me siguri ju do të më përmendni fjalën e urtë, ‘Mjek, shëro veten tënde; të gjitha ato që dëgjuam se u bënë në Kapernaum, bëji edhe këtu në atdheun tënd.’» Me sa duket, bashkëqytetarët e mëparshëm të Jezuit mendojnë se ai duhet ta fillojë shërimin në vendin e vet, për dobinë e njerëzve të tij në radhë të parë. Prandaj ata ndihen të lënë pas dore nga Jezui.

Duke i kuptuar mendimet e tyre, Jezui tregon disa ngjarje historike që i aplikohen atyre. Kishte shumë gra të veja në Izrael, në kohën e Elijas, vëren ai, por Elija nuk u dërgua tek asnjëra prej tyre. Në vend të kësaj, ai shkoi te një e ve joizraelite në Sidon, ku kreu një mrekulli jetëshpëtuese. Gjithashtu, në kohën e Eliseut, kishte shumë të lebrosur, por Eliseu pastroi vetëm Naamanin nga Siria.

Të zemëruar nga këto krahasime të pafavorshme historike që demaskojnë egoizmin e tyre dhe mungesën e besimit, ata që ishin në sinagogë ngrihen dhe e përzënë Jezuin jashtë qytetit. Atje, ata përpiqen ta hedhin Jezuin nga buza e malit mbi të cilin është ndërtuar Nazareti. Por Jezui u shpëton nga duart dhe largohet pa mundur që t’i bëjnë gjë. Luka 4:16-30; 1. Mbretërve 17:8-16; 2. Mbretërve 5:8-14.

▪ Pse janë ngjallur emocione në Nazaret?

▪ Ç’mendojnë njerëzit për fjalimin e Jezuit, por më pas çfarë i zemëron ata aq shumë?

▪ Çfarë përpiqen t’i bëjnë ata Jezuit?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo