PJESA IV
Që nga mbreti i parë i Izraelit deri te robëria në Babiloni
Sauli u bë mbreti i parë i Izraelit. Por pastaj Jehovai e hodhi poshtë Saulin dhe, në vend të tij, u zgjodh mbret Davidi. Do të mësojmë shumë gjëra për Davidin. Kur ishte i ri, ai luftoi kundër gjigantit Goliad. Më vonë, u arratis për të shpëtuar nga mbreti xheloz Saul. Pastaj, Abigaila e matur e ndaloi që të mos bënte një gjë të pamend.
Më pas mësojmë shumë gjëra për birin e Davidit, Solomonin, që u bë mbret i Izraelit pas Davidit. Secili prej tre mbretërve të parë të Izraelit mbretëroi për 40 vjet. Pas vdekjes së Solomonit, Izraeli u nda në dy mbretëri, mbretëria veriore dhe ajo jugore.
Mbretëria veriore prej 10 fisesh zgjati 257 vjet, para se të shkatërrohej nga asirianët. Pastaj, 133 vjet më pas u shkatërrua edhe mbretëria jugore prej 2 fisesh. Në këtë kohë, izraelitët u çuan robër në Babiloni. Kështu, PJESA IV përfshin 510 vjet të historisë. Gjatë kësaj kohe, shohim shumë ngjarje emocionuese.