BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 53
  • Premtimi i Jefteut

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Premtimi i Jefteut
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Ajo e bëri të lumtur babin dhe Jehovain
    Mësoji fëmijët
  • Perëndia dhe shoqet e donin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Premtimi i Jefteut
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Mbajtën një betim që u kushtoi shumë
    Ec me Perëndinë plot guxim
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 53
Vajza e Jefteut duke i rënë dajres kur del për të takuar të atin

TREGIMI 53

Premtimi i Jefteut

KE BËRË ndonjëherë një premtim, po pastaj e kishe të vështirë ta mbaje? Kjo i ka ndodhur këtij burrit në figurë, prandaj është kaq i trishtuar. Ai është një gjykatës trim i Izraelit dhe e ka emrin Jefteu.

Jefteu jeton në një kohë kur izraelitët nuk po e adhurojnë më Jehovain. Ata po bëjnë prapë gjëra të këqija. Prandaj, Jehovai e lejon popullin e Amonit t’u bëjë keq. Nga kjo, izraelitët i thërrasin Jehovait: ‘Kemi mëkatuar kundër teje. Të lutemi, na shpëto!’

Njerëzve u vjen keq për gjërat e këqija që kanë bërë. E tregojnë këtë duke filluar ta adhurojnë prapë Jehovain. Kështu Jehovai i ndihmon përsëri.

Populli zgjedh Jefteun për të luftuar kundër amonitëve të ligj. Jefteu dëshiron shumë që Jehovai ta ndihmojë në luftë. Prandaj i premton Jehovait: ‘Në qoftë se do të më japësh fitoren mbi amonitët, njeriun e parë që do të dalë nga shtëpia ime për të më takuar, kur të kthehem me fitore, do të ta jap ty.’

Jefteu trishtohet kur sheh që vajza e tij del e para për ta takuar

Jehovai e dëgjon premtimin e Jefteut dhe e ndihmon për të fituar luftën. A e di kush është njeriu i parë që del për ta takuar Jefteun, kur kthehet në shtëpi? Është vajza e tij, fëmija e vetme që ka. ‘Oh, bija ime!​—qan Jefteu.—​Sa shumë trishtim po më sjell! Por unë i kam bërë një premtim Jehovait e s’mund ta kthej mbrapsht.’

Kur merr vesh për këtë premtim, në fillim edhe vajza e Jefteut trishtohet. Kjo do të thotë që duhet të largohet nga babai i saj dhe nga shoqet. Por ajo do ta kalojë pjesën tjetër të jetës duke i shërbyer Jehovait në tabernakullin e tij, në Shiloh. Prandaj i thotë babait: ‘Nëse i ke bërë një premtim Jehovait, duhet ta mbash atë.’

Kështu vajza e Jefteut shkon në Shiloh dhe e kalon pjesën tjetër të jetës duke i shërbyer Jehovait në tabernakullin e tij. Për katër ditë çdo vit gratë e Izraelit shkojnë ta vizitojnë atje dhe ia kalojnë mirë së bashku. Njerëzit e duan vajzën e Jefteut, sepse ajo është një shërbëtore e mirë e Jehovait.

Gjykatësit 10:6-18; 11:1-40.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo