PJESA III
Që nga çlirimi prej Egjiptit deri te mbreti i parë i Izraelit
Moisiu i udhëhoqi izraelitët që kur u çliruan nga robëria në Egjipt deri në malin Sinai, ku Perëndia u dha ligjet e tij. Pastaj Moisiu dërgoi 12 burra për të vëzhguar tokën e Kanaanit. Por 10 prej tyre, kur u kthyen, dhanë një raport të keq. Ata e bënë popullin të donte të kthehej prapë në Egjipt. Ngaqë s’kishin besim, Perëndia i ndëshkoi izraelitët, duke i bërë të endeshin 40 vjet në shkretëtirë.
Pastaj u zgjodh Josiu që t’i udhëhiqte izraelitët për në vendin e Kanaanit. Për t’i ndihmuar të pushtonin tokën, Jehovai bëri disa mrekulli. Ai ndaloi rrjedhjen e lumit Jordan, rrëzoi muret e Jerikosë dhe e bëri diellin që të qëndronte pa lëvizur një ditë të tërë. Pas gjashtë vjetësh ua morën tokën kananitëve.
Për 356 vjet, duke filluar nga Josiu, Izraeli u qeveris nga gjykatësit. Do të mësojmë për shumë prej tyre, duke përfshirë Barakun, Gideonin, Jefteun, Samsonin dhe Samuelin. Do të lexojmë edhe për gra si Rahaba, Debora, Jaela, Rutha, Naomi dhe Delila. Gjithsej, PJESA III përfshin 396 vjet të historisë.