BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/15 f. 8-9
  • Vizitë në Honduras

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vizitë në Honduras
  • Zgjohuni!—2015
Zgjohuni!—2015
g 4/15 f. 8-9
Bregdeti i Hondurasit

VENDE DHE POPUJ

Vizitë në Honduras

Hartë e Hondurasit

FJALA Honduras në spanjisht do të thotë «thellësi», dhe mund ta ketë përdorur Kristofor Kolombi për të përshkruar ujërat përgjatë bregut të këtij vendi të Atlantikut. Disa mendojnë se Hondurasi e mori emrin nga kjo.

Hondurasit vlerësojnë jashtë mase besnikërinë dhe bashkëpunimin në familje. Për shembull, burri dhe gruaja shpesh i marrin së bashku vendimet e mëdha, si ato për shpenzimet familjare ose arsimimin e fëmijëve.

Shumica e hondurasve janë metisë, përzierje e evropianëve me popuj indigjenë. Ende ka disa grupe indigjene, si kortí. Vendas të tjerë, si garifunët, kanë prejardhje tjetër.

Një muzikant garifuna i bie daulles prej druri të fortë

Një muzikant garifuna i bie daulles prej druri të fortë

Garifunët janë pasardhës të afrikanëve e të indianëve karibë që jetonin në ishullin e Shën-Vinsentit. Rreth vitit 1797 garifunët mbërritën në Islas de la Bahía (ishujt e Gjirit). Më vonë u vendosën përgjatë bregut të Karaibeve në zonën kontinentale të Amerikës Qendrore. Që atje garifunët u përhapën në pjesë të tjera të Amerikës Qendrore dhe Veriore.

Garifunëve u pëlqen shumë të vallëzojnë nën ritmin e daulleve prej druri të fortë. Pjesë e kulturës së tyre janë edhe veshjet tradicionale ngjyra-ngjyra, rrëfimi i historive dhe ushqimet tipike, si ereba (kek i madh e i hollë, i bërë me rrënjë kasave).

Në Honduras ka rreth 400 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait. Mbledhjet mbahen në spanjisht, në anglisht, në garifune, në gjuhën e shenjave hondurase, në kineze mandarin dhe në miskito.

Ereba

Ereba, kek i madh e i hollë, i bërë me rrënjë kasave

TË DHËNA SHKURT

  • Popullsia: 8.111.000

  • Kryeqyteti: Tegusigalpa

  • Forma e qeverisjes: Republikë demokratike

  • Gjuha: Spanjishtja

  • Klima: Subtropikale, më e freskët në male

  • Vendi: Mbi 75 për qind e pjesës qendrore është zonë malore. Ka edhe rrafshina të ulëta bregdetare e ishuj

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo