BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/15 f. 3
  • A është e dalë mode Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është e dalë mode Bibla?
  • Zgjohuni!—2015
  • Material i ngjashëm
  • A është praktik drejtimi i Biblës?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Vlera morale që të pasurojnë vërtet
    Zgjohuni!—2013
  • Prezantimi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Prindër, fëmijë—Komunikoni me dashuri!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 2/15 f. 3
Bibël e hapur

TEMA KRYESORE

A është e dalë mode Bibla?

‘Për herë të parë në jetën time, ndihesha i lumtur.’

HILTONI ishte i marrosur pas boksit. Në moshën shtatëvjeçare bënte shumë ndeshje, brenda dhe jashtë ringut. Kur ishte në gjimnaz, endej vërdallë me shokët duke kërkuar të rrihnin ndonjë. Ai thotë: «Vidhja, luaja bixhoz, shihja pornografi, ngacmoja gratë dhe përdorja fjalë të ndyra me prindërit. Sjellja ime ishte aq e keqe, sa prindërit më konsideronin të pandreqshëm. Pas gjimnazit u largova nga shtëpia.»

Kur Hiltoni u kthye pas 12 vjetësh, prindërit s’u besonin dot syve që ky ishte i biri. Ishte i qetë, me vetëkontroll dhe plot respekt. Si ndodhi ky transformim mahnitës? Kur ishte larg, nisi të mendonte seriozisht për drejtimin e jetës së tij. Gjithashtu, shqyrtoi Biblën për të parë nëse mund ta ndihmonte që të ndryshonte rrugë. Hiltoni shprehet: «E zbatoja atë që lexoja në Bibël dhe kjo nënkuptonte se duhej të zhdukja personalitetin e vjetër e t’i bindesha urdhrit tek Efesianëve 6:2, 3 për të nderuar prindërit. Për herë të parë në jetë gjeta lumturi të vërtetë dhe u solla gëzim babait e nënës, e jo më dhimbje.»

Përvoja e Hiltonit thekson edhe rëndësinë, edhe fuqinë transformuese të vlerave biblike. (Hebrenjve 4:12) Le të shqyrtojmë disa nga këto vlera që mund të na e pasurojnë tej mase jetën: ndershmëria, vetëkontrolli, besnikëria dhe dashuria.

LIBËR I DALË MODE?

Një kosh mbeturinash me pjesë të vjetruara kompjuteri

Disa thonë se Biblës i ka ikur koha, si të ishte udhëzuesi i një kompjuteri të vjetër. Por ky krahasim është sa i cekët, edhe mashtrues. Kompjuterët ndryshojnë e kështu udhëzuesit dalin jashtë përdorimit, kurse thelbi i natyrës njerëzore, jo. Për shembull, njerëzit sot reagojnë pak a shumë njësoj si paraardhësit ndaj dashurisë, urrejtjes, besnikërisë, mirësisë dhe mizorisë. Kështu, kur vjen puna te tiparet bazë të natyrës njerëzore, «s’ka asgjë të re nën diell».​—Eklisiastiu 1:9.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo