BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/14 f. 16
  • Mençuria po thërret—A mund ta dëgjosh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mençuria po thërret—A mund ta dëgjosh?
  • Zgjohuni!—2014
  • Material i ngjashëm
  • «Lum njeriu që ka gjetur mençurinë!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Mençuria e vërtetë po thërret
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • ‘O thellësi e mençurisë së Perëndisë!’
    T’i afrohemi Jehovait
  • Përdorimi i «marrëzisë» nga Jehovai që t’i shpëtojë ata që besojnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 5/14 f. 16
Dy Dëshmitare të Jehovait duke i dhënë një botim biblik një gruaje

‘Mençuria po thërret’​—A mund ta dëgjosh?

«A nuk po thërret mençuria dhe a nuk po e lëshon zërin e saj aftësia dalluese? Ajo ka zënë vend në majë të lartësive, pranë udhëve, në kryqëzimet e rrugëve. . . . Në prag të hyrjeve, ajo thërret fort.»​—PROVERBAT 8:1-3.

MENÇURIA s’ka të çmuar. Pa të, do të bënim budallallëqe njëri pas tjetrit. Por, ku mund të gjendet mençuria e vërtetë? Shkrimtari i librit të Proverbave kishte në mendje mençurinë e pashoqe të Krijuesit tonë. Për më tepër, thuajse i gjithë njerëzimi e ka në dispozicion mençurinë e tij nëpërmjet një libri shumë të veçantë, Biblës. Shqyrto faktet e mëposhtme:

  • Bibla është «libri më i shpërndarë në gjithë historinë. Është përkthyer më shumë herë dhe në më shumë gjuhë se çdo libër tjetër»,—thotë një enciklopedi (The World Book Encyclopedia). E gjitha ose pjesërisht, tani Bibla disponohet në afro 2.600 gjuhë, dhe më tepër se 90 për qind e familjes njerëzore mund ta ketë.

  • Gjithashtu, mençuria «thërret fort» në një kuptim më të mirëfilltë. Te Mateu 24:14, lexojmë: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi [i kësaj bote].»

Ky «lajm i mirë» është mençuri e vërtetë, sepse e drejton vëmendjen te zgjidhja e mençur që ka Perëndia për problemet e njerëzimit​—Mbretëria e Tij. Kjo Mbretëri është një qeveri e vendosur nga Perëndia e cila do të sundojë mbi gjithë tokën—​një botë, një qeveri. (Danieli 2:44; 7:13, 14) Prandaj, Jezu Krishti u lut: «Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.»​—Mateu 6:9, 10.

Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë privilegj të lajmërojnë Mbretërinë e Perëndisë në 239 vende! Po, mençuria​—mençuria hyjnore—​po «thërret» vërtet, edhe «në prag të hyrjeve». A mund ta dëgjosh?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo