BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/14 f. 16
  • Krahu i fluturës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krahu i fluturës
  • Zgjohuni!—2014
  • Material i ngjashëm
  • Sipërfaqja e krahut të fluturës
    Zgjohuni!—2012
  • Krahu dritëthithës i fluturës
    Zgjohuni!—2014
  • Mësimet e mia të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Krahët e pozicionuar në formë v-je të fluturës së bardhë
    A është projektuar?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 4/14 f. 16
Flutura e madhe blu Morfo

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Krahu i fluturës

KRAHËT e fluturës janë kaq të brishtë sa edhe pesha e grimcave të pluhurit ose pikat e ujit mund t’ia vështirësojnë fluturimin. Megjithatë, krahët e saj janë gjithmonë të pastër dhe të thatë. Cili është sekreti?

Luspat njëra mbi tjetrën në krahun e fluturës

Krahu i fluturës ka luspa mikroskopike njëra mbi tjetrën

Shqyrto faktet: Kërkuesit në Universitetin Shtetëror të Ohajos duke studiuar fluturën e madhe blu Morfo (Morpho didius) zbuluan se, pavarësisht se krahët e insektit duken të lëmuara me sy të lirë, sipërfaqet e tyre janë të mbuluara me luspa mikroskopike njëra mbi tjetrën që ngjajnë si tjegullat mbi çati. Ulluqe edhe më të vogla paralele në sipërfaqe të këtyre luspave bëjnë që papastërtitë dhe pikat e ujit të rrëshqasin kollaj teposhtë. Inxhinierët po përpiqen të kopjojnë përbërjen e krahëve për të prodhuar veshje të teknologjisë së lartë për pajisje industriale dhe mjekësore që të jenë rezistente ndaj papastërtive dhe ujit.

Krahu i fluturës është një tjetër shembull se si shkenca po përpiqet të imitojë projektet që gjenden te gjallesat. «Natyra është plot me mrekulli inxhinierike, që nga gjërat më të vogla e deri tek ato më të mëdha, që kanë frymëzuar njerëzimin ndër shekuj»,—thotë studiuesi Barat Bushan.

Si mendon? A erdhi me evolucion krahu i fluturës? Apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo