BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/10 f. 32
  • Bibla: Pse duhet ta dini mesazhin e saj?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bibla: Pse duhet ta dini mesazhin e saj?
  • Zgjohuni!—2010
Zgjohuni!—2010
g 11/10 f. 32

Bibla: Pse duhet ta dini mesazhin e saj?

● Bibla është libri më i botuar e më i shpërndarë në gjithë historinë dhe shumë veta e çmojnë jashtë mase. Me dorën mbi Bibël njerëzit betohen nëpër gjykata dhe para se të marrin një post me përgjegjësi. Njohuria e Biblës është arsimimi më i rëndësishëm që mund të marrë njeriu.

Shumë veta janë dakord se bota do të ishte më e mirë nëse më shumë njerëz do ta lexonin dhe do të jetonin sipas Biblës. Broshura 32-faqëshe, e ilustruar këndshëm, Bibla: Cili është mesazhi i saj? mund të të ndihmojë të mësosh se çfarë thotë Bibla. Në dy pjesët e para tregohet si bëri Krijuesi një parajsë për njerëzit dhe si e humbën atë. Në pjesët vijuese bëhet një përmbledhje e historisë së popullit nëpërmjet të cilit Perëndia solli Sundimtarin e qeverisë së tij mbretërore, që do të vendosë sërish parajsën në këtë tokë.

Në vazhdim tregohet për jetën, shërbimin, mrekullitë, vdekjen dhe ringjalljen e Sundimtarit të caktuar nga Perëndia, Jezu Krishtit. Në katër pjesët vijuese përshkruhet shkurtimisht, por në mënyrë interesante, shërbimi i dishepujve të Jezuit në shekullin e parë, si treguan besim në sprova dhe letrat që shkruan të frymëzuar nga Perëndia. Do t’ju japë zemër pjesa «Toka bëhet përsëri parajsë!» e shoqëruar nga faqja e fundit me ilustrime shumëngjyrëshe, që titullohet «Mesazhi i Biblës: Përmbledhje».

Mund ta kërkoni këtë broshurë duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet në kupon ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj broshurën e treguar këtu. Trego në cilën gjuhë.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo