BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/10 f. 3
  • «Dua divorcin!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Dua divorcin!»
  • Zgjohuni!—2010
  • Material i ngjashëm
  • A mund t’i bëjë ballë stuhisë martesa?
    Zgjohuni!—2006
  • Të zënë në kurth në një martesë ku s’ka dashuri
    Zgjohuni!—2001
  • A është zgjidhja divorci?
    Zgjohuni!—2004
  • Shtëpi e ndarë: Si ndikon divorci tek adoleshentët?
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Zgjohuni!—2010
g 2/10 f. 3

«Dua divorcin!»

Shtëpia është në gjendje të mjerë. Duket që e kanë lënë pas dore. Sa e sa stuhi e kanë rrahur në rrjedhën e viteve e disa kanë lënë gjurmë. Tani struktura është e brishtë dhe duket se do të shembet nga çasti në çast.

KJO tablo përshkruan gjendjen e shumë martesave sot. A je ndier ndonjëherë sikur edhe martesa jote ka marrë këtë rrugë? Nëse po, të jesh i sigurt se asnjë çift nuk është i imunizuar ndaj problemeve. Me realizëm, Bibla pohon se ata që martohen ka shumë të ngjarë të kenë «shtrëngim në mish».​—1 Korintasve 7:28.

Duke nënvizuar vërtetësinë e këtyre fjalëve, një ekip studiuesish e përshkruajnë martesën si «sipërmarrjen më të rrezikshme që ndërmerret rëndom nga shumica e njerëzve në shoqërinë tonë». Ata shtojnë: «Ajo që nis si një lidhje aq e gëzueshme dhe premtuese mund të kthehet në përpjekjen më zhgënjyese e të dhembshme të jetës.»

Po martesa jote? A karakterizohet nga një a më shumë prej veçorive të mëposhtme?

  • Grindjet e vazhdueshme

  • I foluri i hidhur

  • Tradhtia

  • Mëria

Ç’duhet të bësh nëse martesa jote duket e brishtë dhe sikur do të shembet nga çasti në çast? A është divorci zgjidhja?

‘DJE I RRALLË, SOT I ZAKONSHËM’

Në disa vende, numri i divorceve ka arritur në stratosferë. Të marrim Shtetet e Bashkuara ku për mjaft vjet divorci ishte pak a shumë dukuri e rrallë. Siç shkruan Barbara-Dafo Uajthedi në librin e saj Shoqëria e divorcit (anglisht), pas vitit 1960 «shifrat e divorcit u rritën me ritme tronditëse» në Amerikë. Ajo thotë: «Ato u dyfishuan për afro një dekadë dhe vazhduan ngjitjen deri në fillimet e viteve 80, kur arritën majën në krahasim me shoqëritë e zhvilluara perëndimore. Si pasojë e kësaj rritjeje të vrullshme e të paprerë, divorci, që dje ishte i rrallë në shoqërinë amerikane, u bë i zakonshëm në një hark kohor prej tri dekadash.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo