BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/08 f. 26
  • Shqisa e të shijuarit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shqisa e të shijuarit
  • Zgjohuni!—2008
  • Material i ngjashëm
  • Të shijuarit: Dhuratë e një Krijuesi të dashur
    Zgjohuni!—1998
  • ‘Shijojeni vetë sa i mirë është Jehovai’
    Zemra ime i këndon Jehovait
  • «Provoni dhe shijoni se sa i mirë është Jehovai!»
    Këndojini Jehovait
  • Sa shqisa kemi në të vërtetë?
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 7/08 f. 26

A është projektuar?

Shqisa e të shijuarit

◼ Sapo kafshon ushqimin tënd të preferuar, vihet në punë shqisa e të shijuarit. Si ndodh ky proces mahnitës?

Shqyrtoni faktet: Gjuha, si dhe pjesë të tjera të gojës e të grykës, përmbajnë grumbuj qelizash të lëkurës që quhen sythat e shijes. Shumë prej tyre gjenden brenda puprrave në sipërfaqen e gjuhës. Një nga këta ka deri në njëqind qeliza receptore. Çdonjëra prej tyre mund të ndiejë një nga katër shijet: të thartën, të kripurën, të ëmblën ose të hidhurën.a Shija djegëse është kategori më vete. Kështu, disa erëza ngacmojnë receptorët e dhembjes, jo sythat e shijes. Qelizat receptore të shijes lidhen me nervat ndijorë që, kur ngacmohen nga lëndët kimike të ushqimeve, i përcjellin në çast sinjalet në pjesën e poshtme të shtyllës së trurit.

Megjithatë, të shijuarit s’ka të bëjë vetëm me gojën. Pesë milionë receptorët e nuhatjes që gjenden në hundë, të cilët bëjnë të mundur të dallojmë rreth 10.000 erëra, luajnë rol të rëndësishëm në procesin e të shijuarit. Rreth 75 për qind e asaj që quajmë shije vjen si rezultat i asaj që nuhatim.

Shkencëtarët kanë krijuar një hundë elektrokimike që shfrytëzon sensorë kimikë gazi si pajisje artificiale për nuhatje. Megjithatë, neurofiziologu Xhon Kauer thotë në botimin Research/​Penn State: «Çdo pajisje artificiale do të dalë jashtëzakonisht e thjeshtë në krahasim me origjinalin që është aq elegant dhe kompleks, sa të mrekullon.»

Askush nuk e mohon se falë të shijuarit ushqimi bëhet një kënaqësi. Sidoqoftë, studiuesit ende nuk e kuptojnë përse disa njerëz pëlqejnë një shije më shumë se një tjetër. Në Science Daily thuhet: «Shkenca mund të kuptojë funksionet bazë të trupit të njeriut, por shqisat e të shijuarit dhe e të nuhaturit mbeten disi mister.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht shqisa e të shijuarit apo është projektuar?

[Shënimi]

a Vitet e fundit disa shkencëtarë i kanë shtuar listës shijen umami. Kjo shije shkaktohet nga kripërat e acidit glutamik që gjendet te proteinat. Një nga këto kripëra është glutamati i natriumit, një substancë që shton shijen dhe aromën.

[Diagrami dhe figura në faqen 26]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Prerje tërthore e gjuhës

[Diagrami]

Puprra

[Burimi]

© Dr. John D. Cunningham/​Visuals Unlimited

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo