BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/08 f. 3
  • Martesa në krizë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Martesa në krizë
  • Zgjohuni!—2008
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë Bibla për martesën?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Ndërtoni një martesë të fortë e të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • A mund t’i bëjë ballë stuhisë martesa?
    Zgjohuni!—2006
  • Çfarë thotë Bibla për bashkëjetesën pa qenë të martuar?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 7/08 f. 3

Martesa në krizë

«S’duroj dot më!» A i keni dëgjuar ndonjëherë njerëzit t’i thonë këto fjalë për martesën e tyre? Nëse jeni të martuar, a ju ka ndodhur të ndiheni kështu?

MIJËRA çifte e fillojnë martesën të rrethuar nga ngrohtësia e dashurisë ose nga zjarri i pasionit, dhe presin të përqafojnë lumturinë. «Por, kur vinin të më takonin, shumë ishin zhytur thellë në dëshpërim,—tha një këshilltare martesore.—Ata ishin zhgënjyer nga partneri, nga martesa, nga dashuria, madje ndonjëherë edhe nga jeta.» Shumë nga këto çifte nuk kanë asgjë të përbashkët, veç certifikatës së martesës dhe shtëpisë ku jetojnë.

Disa martesa janë viktima të stresit dhe ankthit që sa vijnë e shtohen. Puna e lodhshme, turnet dhe orët e gjata të punës mund t’ua thithin fuqitë emocionale edhe çifteve më të përkushtuara. Dashuria e respekti mund të gërryhen edhe nga problemet financiare, telashet me fëmijët, transferimi në një shtëpi tjetër, ndryshimet në punë dhe problemet shëndetësore. Me pak fjalë, ndryshimet që sjell koha mund të krijojnë një lloj stresi që i largon bashkëshortët.

Shumë nëna punojnë me orar të plotë edhe në vendin e punës, edhe në shtëpi. Kjo i bën të mos merren me asgjë tjetër, përveç punës dhe fëmijëve. Nga stresi dhe rraskapitja, të martuarit kanë fare pak kohë për njëri-tjetrin. Kështu, shumë prej tyre ndihen sikur i ka përpirë një vorbull acarimi dhe ftohtësie. Përse kaq shumë martesa janë në tension të madh? Ç’mund të bëni për të pasur lumturi dhe sukses në martesë?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo