BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/08 f. 32
  • Ndihmë për adoleshentët me depresion

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmë për adoleshentët me depresion
  • Zgjohuni!—2008
Zgjohuni!—2008
g 4/08 f. 32

Ndihmë për adoleshentët me depresion

DISA nxënësve, që po bënin një kurs të gjuhës angleze në Meksikë, u dhanë për detyrë të përgatitnin një referat me temë të lirë. Marica shpjegon: «Kisha kaluar një periudhë depresioni dhe më kishte ndihmuar seria e artikujve ‘Ndihmë për adoleshentët me depresion’, në revistën Zgjohuni! të 8 shtatorit 2001 [shqip, shtator 2001]. Kështu, e përdora informacionin e asaj reviste dhe mora notë të lartë. Pastaj, u dhashë nxënësve dhe mësueseve nga një kopje të serisë.»

Pas dy vjetësh, kur Marica po predikonte, takoi një nxënëse që po ndiqte kursin e anglishtes që kishte bërë më parë ajo. Sa u habit, kur ajo i nxori një kopje të serisë së revistës Zgjohuni! që fliste për depresionin e adoleshentëve! Me sa duket, mësuesja e vlerëson kaq shumë artikullin, saqë u jep të gjithë nxënësve nga një kopje.

Mund të gjeni më shumë informacione rreth depresionit në adoleshencë, në librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Disa nga kapitujt e tij titullohen: «Përse jam kaq i pakënaqur me veten?», «Përse jam kaq i dëshpëruar?» dhe «Si mund ta largoj vetminë?». Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj librin që tregohet këtu.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo