BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/06 f. 32
  • Ndihmë për të mbrojtur fëmijët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmë për të mbrojtur fëmijët
  • Zgjohuni!—2006
Zgjohuni!—2006
g 4/06 f. 32

Ndihmë për të mbrojtur fëmijët

Vitin e kaluar një grua e moshuar nga Virxhinia, SHBA, shkroi një letër duke shprehur vlerësimin për librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Ajo thotë: «Para se nipërit të shkojnë në shtrat, më thonë: ‘Nëna, na lexo një tregim nga libri i Jezuit.’ Janë 4, 6 dhe 7 vjeç dhe i pëlqejnë shumë ato tregime.»

Kjo gjyshe shpjegon: «Lexova kapitullin 32 me temë ‘Si e mbrojti Jehovai Jezuin?’ Më bëri shumë përshtypje ky kapitull sepse, pasi thotë se si e mbrojti Jehovai Jezuin, jep këshilla praktike për të vegjlit se si të mbrojnë veten. Aty thuhet: ‘Po qe se dikush përpiqet ta bëjë këtë, thuaji me vendosmëri dhe me zë të lartë: “Mos më prek! Do t’u tregoj të tjerëve për këtë që po bën!”’»

Në Meksikë, mamaja e një vajze pesëvjeçare që quhet Betsaida, tha se është hera e dytë që po e lexon me vajzën librin Mësuesi i Madh. E ëma thotë: «Bota po degjenerohet gjithnjë e më tepër, dhe fëmijët po përballojnë më shumë presione. Vajza thotë se është e kënaqur që di këto gjëra, domethënë si ta mbrojë veten nga ndikimet e dëmshme, si ato që përmenden në kapitullin 32.»

Ky libër i ilustruar bukur dhe me 256 faqe, sa formati i kësaj reviste, është një ndihmë e vërtetë për prindërit, që këta të ndjekin drejtimin e Biblës për të stërvitur fëmijët. (Proverbat 22:6) Mësimet e bazuara te mësimet e Jezu Krishtit janë të shkruara në gjuhë të thjeshtë, dhe megjithatë materiali është për të gjitha moshat. Ju mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën e shkruar aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, kërkoj një kopje të librit Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo