BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 8/6 f. 31
  • «Duhet të ndiheni krenarë për këtë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Duhet të ndiheni krenarë për këtë»
  • Zgjohuni!—2005
Zgjohuni!—2005
g05 8/6 f. 31

«Duhet të ndiheni krenarë për këtë»

SHËRBËTORËT e vërtetë të Perëndisë e kuptojnë se është rëndësishme që të jenë të ndershëm. Dashuria për Krijuesin e tyre i shtyn të jenë të tillë. Shqyrtoni për shembull rastin e Lasaros. Para ca kohësh, kur ai punonte në një hotel në Huatulko, Meksikë, gjeti në hyrjen e hotelit 70 dollarë (50 euro). Menjëherë ia dorëzoi paratë përgjegjësit që ishte në punë atë ditë. Pak më vonë, gjeti një portofol në një banjë dhe shkoi e dorëzoi në recepsion. Kjo e habiti, por njëkohësisht edhe e gëzoi gruan që e kishte humbur.

Këto veprime nuk kaluan pa u vënë re nga administratori i përgjithshëm i hotelit, i cili e pyeti Lasaron se çfarë e shtyu t’i kthente paratë dhe portofolin. Lasaro iu përgjigj se parimet morale që ka mësuar nga Bibla nuk e lejojnë që të marrë diçka që nuk është e tija. Në një letër ku shprehte vlerësimin e tij, administratori i përgjithshëm i tha Lasaros: «Sot është e vështirë të gjesh njerëz me vlera morale kaq të larta. E çmojmë shumë qëndrimin tuaj. Keni treguar se jeni njeri i ndershëm, një shembull për shokët tuaj të punës. Ju dhe familja juaj duhet të ndiheni krenarë për këtë.» Në shenjë nderimi Lasaron e zgjodhën punëtorin e muajit.

Disa nga shokët e punës menduan se Lasaroja bëri gabim që i dorëzoi gjërat që gjeti. Por, kur panë reagimin e pronarit, e përgëzuan për vlerat e tij të larta morale.

Bibla i nxit ithtarët besnikë të Jezuit që të ‘bëjnë atë që është e mirë ndaj të gjithëve’ dhe ‘të sillen me ndershmëri në çdo gjë’. (Galatasve 6:10; Hebrenjve 13:18) S’ka dyshim se, kur si të krishterë, sillemi me ndershmëri, kjo i sjell lavdi Perëndisë së Biblës, Jehovait, atij që është ‘i drejtë dhe i ndershëm’.​—Ligji i përtërirë 32:4, BR.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo