BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g04 22/3 f. 31
  • Sheqernat jetike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sheqernat jetike
  • Zgjohuni!—2004
  • Material i ngjashëm
  • Të shqyrtojmë provat
    Zgjohuni!—2011
  • A ka ndonjë formë jete vërtet të thjeshtë?
    Origjina e jetës—Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh
  • Një vështrim nga afër me mikroskop
    Zgjohuni!—1999
  • Nga erdhën udhëzimet?
    Origjina e jetës—Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh
Shih më tepër
Zgjohuni!—2004
g04 22/3 f. 31

Sheqernat jetike

SHEQERI​—dihet që përdoret për të ëmbëlsuar çdo gjë, që nga ëmbëlsirat e deri te kafeja. Por, a e dinit se sheqeri ka të ngjarë të shkaktojë një revolucion në biologji po aq të fuqishëm sa ai që shkaktoi zbulimi i ADN-së?

Kohët e fundit shkencëtarët kanë studiuar se si i përdor qeliza sheqernat e thjeshtë, si për shembull glukozën, për të ndërtuar molekula gjigante «që për nga përmasat dhe kompleksiteti qëndrojnë në një rang me ADN-në dhe proteinat. Sheqernat përfshihen pothuajse në çdo fushë të biologjisë duke filluar që nga njohja e patogjenëve, mpiksja e gjakut e deri tek mundësimi i futjes së spermës në qelizën vezë»,​—thotë revista New Scientist. Në të njëjtën kohë, po kuptohet që një numër gjithnjë e më i madh sëmundjesh, si për shembull distrofia muskulare dhe artriti reumatoid, kanë lidhje me të metat në sintezën e sheqernave. «Biologët vetëm sa kanë filluar të kuptojnë ndikimin e këtyre sheqernave,​—thotë artikulli,​—por ndërkohë po shohin se duhet t’i shqyrtojnë edhe një herë idetë që kanë pasur nga shumë kohë në lidhje me funksionimin e organizmit.»

Shkencëtarët kanë krijuar fjalën ‘glikomë’ për t’iu referuar gjithë llojeve të sheqernave që një qelizë apo organizëm prodhon, ashtu si fjala ‘gjenom’ përfshin tërësinë e gjeneve. Megjithatë, glikoma e një qelize «ka të ngjarë të jetë mijëra herë më e ndërlikuar sesa gjenomi»,​—pohon Adshid Varki, drejtor i Qendrës së Kërkimeve dhe Specializimit në Glikobiologji, në Universitetin e Kalifornisë, San-Diego, SHBA. Pse është kaq e ndërlikuar glikoma?

Brenda qelizave sheqernat e thjeshtë ose monosakaridet, bashkohen për të formuar polisakaridet, të cilat, nga ana e tyre, grupohen në molekula të mëdha që përmbajnë më shumë se 200 molekula sheqernash të thjeshtë. Për shkak të ndërtimit të tyre tridimensional, i cili është themelor për funksionin e tyre, «një molekulë sheqeri e përbërë vetëm nga gjashtë monosakaride, mund të ketë 12 miliardë forma​—diçka vërtet e mahnitshme.»​—thotë New Scientist.

Duke përshkruar problemet e vështira që po hasin studiuesit në këtë fushë të re të quajtur glikobiologji, Varki tha: «Është sikur sapo kemi zbuluar kontinentin e Amerikës Veriore. Tani na duhet të dërgojmë grupe që do të eksplorojnë se sa e madhe është kjo fushë e biologjisë.»

Është e qartë që funksionimi i ndërlikuar i qelizës dëshmon për një inteligjencë të shkallës më të lartë. Shumë njerëzve ky fakt u ngjall nderim të thellë. Po juve?​—Zbulesa 4:11.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo