BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g03 8/5 f. 31
  • «Daullja me një mijë fytyra»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Daullja me një mijë fytyra»
  • Zgjohuni!—2003
  • Material i ngjashëm
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2003
  • Mësime të vërteta: Ku mund t’i gjesh?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Ndajnë shpresën e krishterë në Senegal
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Një mjeshtëri e pashoqe japoneze
    Zgjohuni!—2001
Zgjohuni!—2003
g03 8/5 f. 31

«Daullja me një mijë fytyra»

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË SENEGAL

«AJO ulërin, këlthet, qan dhe bërtet. Ajo pëshpërit dhe këndon. . . . Ajo është daullja me një diapazon të pafund notash, daullja me një mijë fytyra.» Çfarë e zgjoi imagjinatën e këtij shkrimtari? Xhembja, daullja afrikane së cilës i bien me duar.

Xhembja është zemra e traditës së daulleve të disa fiseve të Afrikës Perëndimore. Zakonisht, ritmet e xhembes lidhen me ngjarjet kulturore të jetës së fshatit, që nga martesat, vdekjet dhe lindjet e deri te festat, të korrat, e madje, edhe blerja e rrobave të reja.

Daullet xhembe kanë forma e madhësi nga më të ndryshmet. Në fakt, Burkina-Faso, Guineja, Mali dhe Senegali, kanë secili llojin e tyre të veçantë të xhembes. Instrumenti gdhendet nga një trung i fortë, i cili gërmohet nga brenda dhe i jepet forma e cilindrit të zbrazët të daulles. Disa daulle kanë zbukurime të thjeshta, kurse të tjera kanë gdhendje të ndërlikuara.

Kur ka përfunduar trupi i daulles, një mjeshtër daullesh e transformon strukturën prej druri në një instrument të veçantë muzikor. Së pari, ai e gdhend, e kruan me thikë dhe e lëmon trupin derisa të arrihen përmasat e sakta që të prodhojë tingullin e dëshiruar. Ky mjeshtër mund ta lyejë, gjithashtu, pjesën e brendshme të daulles me vaj palme dhe ta lërë të thahet në diell. Kjo gjë ndihmon për ta ruajtur drurin.

Koka e daulles xhembe bëhet me lëkurë dhie, mbërthehet në një rreth metalik dhe vendoset në pjesën e sipërme të daulles. Ajo mbahet e fiksuar nga një rrjet litarësh të lidhur me dy rrathë të tjerë. Sa i shtrëngon mjeshtri i daulleve litarët? Kjo varet krejtësisht nga tingulli që ai dëshiron të prodhojë daullja. Kur mjeshtri e akordon daullen, e kontrollon atë herë pas here duke luajtur tingullin e tij të preferuar.

Xhembja bën për vete si afrikanët, ashtu edhe vizitorët. Në të vërtetë, kur dëgjon me veshët e tu një potpuri muzikore të interpretuar nga muzikantë të aftë, e ke të vështirë ta harrosh «daullen me një mijë fytyra».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo