BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 7/02 f. 32
  • «Erdhi në kohën e duhur»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Erdhi në kohën e duhur»
  • Zgjohuni!—2002
Zgjohuni!—2002
g02 7/02 f. 32

«Erdhi në kohën e duhur»

KËSHTU thoshte një burrë nga qyteti Abakaliki në një letër drejtuar zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Nigeri. E kishte fjalën për broshurën Kur të vdes një njeri i dashur, të cilën ia dhanë kohët e fundit. Ai shpjegonte:

«Gruaja ime e dashur, Toki, vdiq pak pas lindjes së fëmijës, më 18 qershor 2000. Kishte kaluar më shumë se një muaj dhe ende nuk e kisha marrë veten nga kjo tragjedi traumatike, më e tmerrshmja që më kishte ndodhur në jetë. Ndihesha i tronditur e i mpirë. Ndieja një boshllëk brenda vetes dhe nuk e besoja dot atë që kishte ndodhur. Pastaj në korrik një Dëshmitar i Jehovait më dha një kopje të botimit tuaj Kur të vdes një njeri i dashur. Broshura ishte si një ilaç për mua dhe dalëngadalë, falë këshillave që ajo jep, po filloj të vë sërish nën kontroll çdo gjë tjetër që më ka mbetur në jetë. Kjo broshurë me të vërtetë më dha përsëri shpresë dhe më bëri të kuptoj se në fund të këtij tuneli të errët ka dritë.»

Ndoshta ju ose dikush tjetër që njihni do të gjejë ngushëllim duke lexuar këtë broshurë me 32 faqe. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën që ndodhet në të ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës Kur të vdes një njeri i dashur.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo