BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/99 f. 31
  • Keni parë ndonjëherë një peshk të ecë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Keni parë ndonjëherë një peshk të ecë?
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Kur peshku të sëmur
    Zgjohuni!—2006
  • Shpendët me sy të mprehtë peshkatari
    Zgjohuni!—2011
  • Tufa e disiplinuar e peshqve
    Zgjohuni!—2012
  • Peshku i shën Pjetrit
    Zgjohuni!—2002
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 6/99 f. 31

Keni parë ndonjëherë një peshk të ecë?

Ç’PAMJE! Po qëndroja në buzë të një moçali me pemë rrënjëmëdha, duke vështruar atë që mendoja se qe një rrafshinë e zbrazët me baltë. Veçse, siç doli, ajo nuk qe e zbrazët. Një trupë e çuditshme akrobatësh po jepte shfaqje. Në ç’kuptim e çuditshme? Çdonjëri prej tyre nuk ishte më shumë se 15 centimetra i gjatë. Ata ishin peshq.

Edhe pse ideja e peshqve që ecin dhe kërcejnë duket po aq e pabesueshme sa ajo e elefantëve që fluturojnë, unë po shikoja pikërisht këtë gjë. Por si mundet një peshk të ecë, të ngjitet lart dhe të kërcejë, po, madje edhe të marrë frymë, kur është jashtë ujit?

Peshqit që pashë quhen kapitenë-balte (familja Periophthalmidae). Një nga veçoritë e tyre të pazakonta janë sytë, të cilët dalin mbi kokë e pastaj futen sërish brenda. Një tjetër veçori janë pendët e gjoksit, të cilat kapiteni i baltës i përdor për të dalë mbi baltë, ashtu siç mund të përdorë njeriu patericat për t’u zhvendosur. Por, si kërcen një kapiten-balte? Ky peshk i pazakontë mund ta shtyjë veten me bisht, duke u hedhur jo më pak se 60 centimetra në ajër. Ata janë edhe inxhinierë ndërtimi të mbaruar, pasi i përdorin pendët e tyre si lopata për të ndërtuar strofulla në baltë.

Kapiteni i baltës ka një rezervuar për mbajtjen e oksigjenit: gojën e tij dhe dhomëzat e velëzave, të cilat i mban plot me ujë kur është «duke u zhytur» në tokë. Kur oksigjeni në «rezervuarin» e tij mbaron, ai ia mbath me vrap drejt një pellgu me baltë për t’u rimbushur.

Nëse keni mundësi të shkoni në rrafshinat me baltë të Afrikës ose Azisë dhe nëse mund t’i duroni mushkonjat e diellin tropikal, përse nuk përpiqeni të kërkoni kapitenin e baltës? Atëherë edhe ju do të jeni në gjendje të thoni se keni parë një peshk të ecë!—Nga një bashkëpunëtor.

[Burimet e figurave në faqen 31]

Sfondi: Jane Burton/Bruce Coleman Inc.

Pamjet shtesë: Fotografuar nga Richard Mleczko

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo