BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/99 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Denga gjithnjë e më alarmuese
    Zgjohuni!—2011
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1998
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2004
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 4/99 f. 30

Nga lexuesit tanë

Të vëmë nën kontroll fobitë Ndërsa po lexoja artikujt mbi fobitë (22 korrik 1998, anglisht), ndjeva sikur një krah ngushëllues m’u mbështet mbi sup. Më në fund, dikush e kuptoi makthin e gjallë që ka duruar bashkëshortja ime gjatë gjithë jetës së saj. Fobia shoqërore i ka shkaktuar asaj vuajtje të panumërta. Nuk e kisha kuptuar kurrë plotësisht se çfarë po kalonte ajo. Tmerri që kishte për të folur në publik, për të përdorur telefonin, për të bashkëvepruar me të tjerët, si edhe humbja e ndjenjave dhe krizat e panikut ishin përshkruar që të gjitha në artikujt tuaj. Ishte sikur të gjitha pjesët e një mozaiku u vendosën papritur në vendin e tyre. Shumë njerëz gabimisht e kanë keqinterpretuar panikun dhe tmerrin e bashkëshortes sime dhe e kanë parë si një sjellje të ashpër ose antishoqërore. Shpresoj që këta njerëz të lexojnë këta artikuj të shkëlqyer.

M. K., Skoci

Në fillim të këtij viti, djalin tim, që është vetëm dhjetë vjeç, e diagnostikuan me agorafobi. Ka qenë një betejë shumë e vështirë. Kishte dy gjëra që më pëlqyen vërtet në artikujt. E para ishte pjesa «Burra ‘me ndjenja si tonat’». Kjo e bëri djalin tim të kuptojë vërtet se nuk është i vetëm. E dyta ishte mënyra e kujdesshme me të cilën ishin shkruar artikujt. Ata nuk dënonin ose nuk përçmonin, por ishin shkruar me dashuri, dashamirësi, mençuri e akoma edhe një herë me dashuri.

K. J., Australi

Mendoj se këta artikuj janë të dobishëm, sepse e përqendrojnë vëmendjen mbi atë që mund të bëjë një person. Ju shpjeguat hapat themelorë që bëjnë të mundur kontrollimin e fobive. Kjo më ndihmoi të ndiej se mund të marr ndihmën për të cilën kam nevojë dhe mund të bëj progres.

J. I., Japoni

Kjo ishte hera e parë që kam ndier se më kanë kuptuar me të vërtetë. Nuk e përshkruaj dot se sa ngushëlluese është të dish se Jehovai i kupton vuajtjet që mund të shkaktojë fobia shoqërore. Artikujt ndihmuan, gjithashtu, edhe miqtë e mi që të kuptonin më qartë atë që po kaloja.

G. O., Gjermani

E admirova thellësisht empatinë që tregoni për ata njerëz që ashtu si unë vuajnë nga fobitë shoqërore. Këta artikuj ishin pikërisht ajo që nevojitej. Sa guxim më dha dijenia se edhe të tjerë kanë të njëjtin problem si unë! Jam gati të përvesh mëngët dhe ta luftoj këtë fobi.

S. D., Itali

Pse nuk përqendrohem dot? Qava nga gëzimi kur lexova artikullin «Të rinjtë pyesin: Pse nuk pëqendrohem dot?» (22 korrik 1998, anglisht) Jam 18 vjeçe dhe jam në shërbim të plotkohor. Isha e shqetësuar sepse nuk përqendrohesha dot dhe përqendrimi është i rëndësishëm për të ndihmuar të tjerët në shërbimin në fushë. Kisha arritur deri aty sa ndihesha e dëshpëruar, sepse nuk mbaja dot mend dhe nuk i analizoja dot gjërat. Është e vërtetë, siç thotë Bibla, se Jehovai siguron ushqim në kohën e duhur.

A. R. K. R., Shtetet e Bashkuara

Këshilla për udhëtarët Një këshillë që mungon në pjesën «Këshilla për udhëtarët» në artikullin «Denga: Ethe nga një pickim» (22 korrik 1998, anglisht) është që të përdoret rrjeta e mushkonjave për natën, mundësisht një rrjetë e lyer me insekticid.

I. H., Angli

I vlerësojmë komentet e lexuesit. Kjo këshillë është veçanërisht e dobishme për të parandaluar malarjen. (Shiko «Zgjohuni!» 22 korrik 1997, anglisht, në faqen 31.) Por sipas Qendrave për Kontrollimin e Sëmundjeve, në Shtetet e Bashkuara, mushkonja që shkakton ethet e dengës «parapëlqen të ushqehet me gjakun e njerëzve gjatë ditës». Ajo pickon më shpesh «në orët e para të mëngjesit pas agimit dhe në orët e vona të pasdites para muzgut». Prandaj, përdorimi i rrjetave të mushkonjave natën mund të mos jetë shumë i efektshëm për të parandaluar këtë sëmundje të veçantë.—BOT.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo