Ku mund t’i gjejmë përgjigjet?
Gjithnjë e më shumë njerëz janë të prekur thellë nga problemet dhe pyetjet e ndërlikuara që hasin çdo ditë. Si duhet ta konsiderojmë gënjeshtrën? A është i përshtatshëm bixhozi? Po sikur të merrem nga pak me spiritizëm? Si duhet ta konsiderojmë abortin? A është e gabuar të dehesh ose që njerëzit e pamartuar të kenë marrëdhënie seksuale?
Pyetjet vazhdojnë pambarim. Ato ndikojnë jo vetëm mbi jetën tonë, por edhe mbi jetën e njerëzve tanë të dashur. Njerëzit duan përgjigje që do t’u sjellin dobi atyre. Një nga këta njerëz, nga Misisipi në Shtetet e Bashkuara, i shkroi Shoqatës Watch Tower:
«Në kapakun e pasëm të librit tuaj me titull Sekreti i lumturisë familjare, më zunë sytë një pyetje, nëse do të dëshiroja më shumë informacion ose një studim biblik në shtëpi pa pagesë. Patjetër që dëshiroj!
Duke filluar që nga vera e vitit 1995 unë e kam lexuar dhe studiuar Biblën time. Përpiqem me të gjitha forcat e mia ta ngre nivelin e kuptueshmërisë së Biblës që të mund ta përdor vetë për qëllimet e mia frymore dhe, akoma më mirë, për të mësuar të tjerët. Nëse ju thoni se dërgoni informacion pa pagesë, jam gati për ta marrë atë!»
Nëse do të dëshironit të merrnit një kopje të librit me 192 faqe Sekreti i lumturisë familjare ose do të dëshironit që dikush të drejtonte një studim biblik me ju, ju lutemi shkruani në: Kutia Postare 118, Tiranë ose në adresën e përshtatshme nga ato që renditen në faqen 5.