BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/98 f. 32
  • «Freskuese në këtë botë të turbullt»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Freskuese në këtë botë të turbullt»
  • Zgjohuni!—1998
Zgjohuni!—1998
g 9/98 f. 32

«Freskuese në këtë botë të turbullt»

KËSHTU e përshkroi 22-vjeçari Igor nga Jugosllavia revistën Kulla e Rojës në një letër të shkruar vitin e kaluar. Ai shpjegoi:

«Fillova ta lexoj revistën Kulla e Rojës disa muaj më parë. Tani po lexoj si numrat e rinj, ashtu edhe ata të vjetër të kësaj reviste (që nga viti 1991) dhe më pëlqejnë shumë. Mendoj se një revistë si kjo është vërtet freskuese në këtë botë të turbullt.

Artikujt që keni botuar për misionarët më tërhoqën veçanërisht dhe kjo është arsyeja se përse po ju shkruaj. Së pari, jam i interesuar të di nëse mund të bëhem Dëshmitar i Jehovait. Duhet të përmend se jam katolik, por mendoj që feja juaj është shumë më e mirë se çdo fe tjetër, veçanërisht sepse asnjë fe tjetër nuk po bën kaq shumë përpjekje për të përhapur Fjalën e Perëndisë.

Nëse fakti që jam katolik nuk është një pengesë, më intereson të di se si mund të bëhem Dëshmitar i Jehovait. Kam vetëm një dëshirë. Nëse do të jetë e mundur, do të më pëlqente të pagëzohesha në Beograd. Nëse kjo është e mundur, ju lutem më thoni kur mund të vij dhe nëse ka ndonjë kërkesë paraprake për pagëzimin. Po qe se dëshira ime nuk është e realizueshme, ju lutem më jepni informacion se ku mund të pagëzohem dhe kujt mund t’i afrohem për këtë.

Pastaj, dua të di se si mund të bëhem misionar. Do të më pëlqente të dija nëse mund të filloj me stërvitjen për shërbimin misionar menjëherë pas pagëzimit. Mos është e nevojshme të kesh një numër vitesh në shërbim? . . .

Ju lutem, merreni seriozisht letrën time. Mendoj se të jesh misionar është mënyra më e mirë për ta përhapur lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë.»

Në faqen 2 të çdo numri të Kullës së Rojës shpjegohet qëllimi i revistës: «I ngushëllon të gjithë njerëzit me lajmin e mirë se së shpejti Mbretëria e Perëndisë do t’i shkatërrojë të gjithë ata që shtypin njerëzit dhe se do ta kthejë tokën në një parajsë.» Nëse do t’ju pëlqente të kishit një kopje ose që dikush t’ju vizitojë në shtëpi për të drejtuar një studim biblik pa pagesë me ju, shkruani në: Kutia Postare 118, Tiranë ose në adresën e përshtatshme nga ato që janë radhitur në faqen 5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo